Lajme Zone
Transportoi naftë ruse drejt Turqisë, Kapiteneria e portit Durrës ndalon hyrjen në radë te anijes ‘Hanuman’
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Transportoi naftë ruse drejt Turqisë, Kapiteneria e portit Durrës ndalon hyrjen në radë te anijes ‘Hanuman’

Kapiteneria e Portit të Durrësit ka ndaluar më 28 gusht hyrjen në radën e portit të anijes “Hanuman”, një tanker me numër IMO 9295048, e cila lundron nën flamurin e Sierra Leones.

Kapiteneria e Portit të Durrësit ka ndaluar më 28 gusht hyrjen në radën e portit të anijes “Hanuman”, një tanker me numër IMO 9295048, e cila lundron nën flamurin e Sierra Leones.

Anija rezulton e listuar nga Inteligjenca e Mbrojtjes së Ukrainës, GUR, dhe shërbime të tjera si pjesë e së ashtuquajturës “flotë hije” ruse.

Sipas databazës zyrtare të GUR, “Hanuman” klasifikohet si një prej anijeve të përfshira në transportin e naftës ruse dhe produkteve të saj, në kundërshtim me embargon e vendosur gjatë luftës nga vendet e G7 dhe Bashkimi Europian, si dhe me politikën e kufirit të çmimit, të njohur si “price cap”. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Të dhënat e publikuara nga shërbimi ukrainas tregojnë se në shtator të vitit 2025, “Hanuman” ka transportuar më shumë se 30 mijë tonë produkte nafte ruse nga porti i Novorossiysk në drejtim të Turqisë.

GUR evidenton gjithashtu raste kur sistemi i identifikimit automatik, AIS, është fikur, si dhe hyrje të anijes në porte ruse. Në informacionin e publikuar për “Hanuman” përfshihen edhe disa prej porteve të vizituara nga anija, mes të cilave edhe Durrësi.

Vendimi i Kapitenerisë së Portit të Durrësit për të mos lejuar hyrjen e “Hanuman” vjen në një periudhë kur transporti detar i naftës ruse dhe aktiviteti i flotave të ashtuquajtura “hije” vijojnë të jenë në fokusin e vëmendjes së komunitetit ndërkombëtar. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet Durrësnaftëport