Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, avokati Ndreca: Vijon të mbahet në kushte denigruese, do të ndjekim betejën ligjore


‘Erion Veliaj vijon të qëndrojë në të njëjtat kushte në burgun e Fierit, një ditë pas transferimit të tij’, ka thënë avokati Plarent Ndreca.

‘Erion Veliaj vijon të qëndrojë në të njëjtat kushte në burgun e Fierit, një ditë pas transferimit të tij’, ka thënë avokati Plarent Ndreca. Pas takimit me të mbrëmjen e sotme, deklaroi se Veliaj ndodhet në sektorin më të vështirë të burgut, por emocionalisht është më i qetë pas takimit me familjarët. Në një prononcim për mediat, Ndreca ngriti shqetësime edhe për mënyrën se si Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka komunikuar zyrtarisht lidhur me transferimin e kryebashkiakut të Tiranës. Sipas avokatit, u deshën 32 orë që institucioni të publikonte një njoftim zyrtar, ndërsa klasifikimi i informacionit si “sekret hetimor”, sipas tij, pengon ndjekjen e procedurave të ankimit. Ndreca komentoi gjithashtu reagimin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, duke e lidhur atë me kërkesën për dorëheqjen e ministrit Gogu. Avokati theksoi se përgjigjet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve nuk janë ende transparente dhe të qarta, ndaj paralajmëroi se mbrojtja do të vijojë betejën ligjore për të kundërshtuar situatën. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Erion Veliaj