Lajme Zone
Transferimi i Erion Veliajt në burgun e Fierit, reagon Drejtoria e Burgjeve:  Arsyeja 'sekret shtetëror'! Veliaj: Tregoni autorizimin e Kryeministrit! Në 12 ditë 24 transferime
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Transferimi i Erion Veliajt në burgun e Fierit, reagon Drejtoria e Burgjeve: Arsyeja 'sekret shtetëror'! Veliaj: Tregoni autorizimin e Kryeministrit! Në 12 ditë 24 transferime

Një ditë pas transferimit të papritur të kryebashkiakut Erjon Veliaj nga paraburgimi i Durrësit në Fier, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, bëri reagimin e parë, duke thënë se janë respektuar procedurat ligjore, por se arsyeja e kësaj lëvizjeje, është sekret shtetëror. Në njoftim sqarohet se Veliaj është vendosur në seksionin e pranimit në Fier ku trajtohen të gjithë ata që transferohen për herë

Një ditë pas transferimit të papritur të kryebashkiakut Erjon Veliaj nga paraburgimi i Durrësit në Fier, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, bëri reagimin e parë, duke thënë se janë respektuar procedurat ligjore, por se arsyeja e kësaj lëvizjeje, është sekret shtetëror. Në njoftim sqarohet se Veliaj është vendosur në seksionin e pranimit në Fier ku trajtohen të gjithë ata që transferohen për herë të parë në një burg. Aty, strukturat e burgut bënë takim me Veliajn për të dëgjuar pretendimet e tij dhe për ta sqaruar mbi të drejtat dhe detyrimet mbi qëndrimin në institucion. LEXO edhe...Shkresa për Veliajn është një “sekret” publik që e dinë të gjithë Por vetëm disa orë më vonë, ka reaguar përmes rrjeteve sociale edhe kryetari i Tiranës i cili thekson se për të thënë se transferimi është "sekret shtetëror", u deshën "31 orë." Ai e cilëson një "maskaradë" fshehjen pas këtij detaji dhe kërkon që institucioni të paraqesë autorizimin nga Kryeministri për transferimin e tij. Sipas Drejtorisë së Burgjeve, komisioni i pranimit e ka dërguar Veliajn në një nga qelitë e paraburgimit. Urdhri i transferimit firmosur nga Drejtoresha Sadleva Bodo– sic thuhet në njoftim - përfshihet në listën e dokumenteve të klasifikuara “sekret shtetëror”. Burgjet theksojnë se si i tillë, ky urdhër – të cilin as Veliaj dhe as mbrojtja e tij nuk e kanë parë- mund të sigurohet sipas kritereve të ligjit “Për informacionin e klasifikuar”, ndërsa për transferimin është njoftuar dhe SPAK. Transferimi - sipas drejtorisë- është bërë në kuadër të masave të marra për sigurinë e burgjeve, duke theksuar se nga 16 tetori deri më 27 tetor, pra në 12 ditë, janë bërë 24 transferime. Deklarata e plotë e Drejtorisë së Burgjeve "Nisur nga spekulimet e shumta mediatike, vendosëm të bëjmë këtë njoftim të pazakontë për shtyp lidhur me procedura standarde të brendshme të punës. Transferimi i shtetasit E.V është kryer në kuadër të masave që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka marrë së fundmi për sigurinë dhe garantimin e mbarëvajtjes së institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale. Në vijim të transferimit e të paraburgosurit E. V. në IEVP Fier, janë zbatuar procedurat e pranimit të parashikuara në nenin 38 të ligjit nr. 81/2020, datë 25.6.2020, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, si dhe në nenin 15 të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, miratuar me vendimin nr. 209, datë 06.04.2022, të Këshillit të Ministrave. Në zbatim të nenit 15, pika 4, të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, më datë 28.10.2026 i paraburgosuri E.V u vendos në seksionin e pranimit (observimit) dhe u trajtua korrektësisht dhe në përputhje me kuadrin ligjor si për të gjitha rastet e tjera. Më datë 29.10.2026, strukturat përgjegjëse të IEVP Fier kanë zhvilluar takim me të paraburgosurin E.V në ambientet e sektorit të observimit. Gjatë takimit janë dëgjuar pretendimet e tij dhe janë dhënë sqarime mbi të drejtat dhe detyrimet mbi qëndrimin në institucion. Në përfundim, komisioni i pranimit ka vijuar me sistemimin e tij të plotë, në përputhje me vlerësimin individual dhe procedurat përkatëse. Sa i përket urdhrit të transferimit, për të cilin spekulohet posaçërisht në media, ky akt është miratuar në përputhje me procedurat standarde dhe përfshihet në listën e dokumenteve të klasifikuara “sekret shtetëror”. Për rrjedhojë, administrimi, njohja dhe vënia në dispozicion e tij u nënshtrohen kushteve, kritereve dhe procedurave të parashikuara në ligjin nr. 10/2023, “Për informacionin e klasifikuar”, dhe në aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij. Shtojmë se në rastin e të paraburgosurit E. V., është kryer edhe njoftimi i organit të prokurorisë, në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi. Në mbështetje të nenit 78 të ligjit nr. 81/2020, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, si dhe të neneve 106–108 të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, miratuar me vendimin nr. 209, datë 6.4.2022, të Këshillit të Ministrave, urdhri i transferimit për çdo arsye të përligjur nxirret nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve. Vlerësimi dhe vendimmarrja për transferimin përfshihen në kompetencën dhe diskrecionin administrativ të Drejtorit të Përgjithshëm, si praktikë normale pune e ushtruar brenda kushteve dhe kritereve ligjore, mbi bazën e dokumentacionit të administruar. Nga DPB prej datës 16.10.2026 deri më datë 27.10.2026 janë kryer 24 (njëzet e katër) transferime brenda kuadrit ligjor. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vijon të marrë masat e nevojshme për garantimin e sigurisë, parandalimin e ngjarjeve dhe mbarëvajtjen e institucioneve, duke respektuar të drejtat dhe dinjitetin e personave të burgosur." Ora 19:54 Transferimi në burgun e Fierit, Veliaj: U deshën 31 orë të na thoshin se vendimi është sekret! Drejtoria e Burgjeve të tregojë autorizimin e Kryeministrit Erion Veliaj ka reaguar për transferimin e tij në burgun e Fierit dhe cilësimin “sekret shtetëror” të motivit nga ana e Drejtorisë së Burgjeve. Veliaj ironizon distancën kohore mes transferimit dhe reagimit për arsyen.Duke u bazuar në ligj, ai shprehet se autoritetet që mund ta klasifikojnë një çështje si sekret janë Presidenti, Kryeministri dhe çdo institucion që autorizohet prej tyre. Thënë këtë, i kërkon autorizimin Drejtorisë së Burgjeve.Deklarata e plotë:U deshën 31 orë që më në fund të na thuhet se vendimi është sekret!Pra, jo vetëm që nuk na vihet në dispozicion akti, por synohet të na mohohet edhe mundësia për ta njohur, kundërshtuar dhe ankimuar efektivisht atë.Atëherë kalojmë në faqen tjetër të kësaj maskarade: nga arbitrariteti i vendimmarrjes te fshehja e saj pas sekretit shtetëror!Na vini në dispozicion autorizimin e Kryeministrit të vendit që ju autorizon si autoritet klasifikues. Share U.D/P.J/ReportTv.al burgu i fierit arrestimi i erion veliajt Fier erion veliaj Drejtoria e Burgjeve Komento Komente Ladi: 29/10/2026 19:47 Nuk e dinim qe burgjet jane organe te sigurise kombetare. Ne i dinim vend vuajtje denimi… Po cfare niveli e paskan klasifikuar mor aman, teper sekret aa, sekret aa, konfidencial aa apo i kufizuar? Nje gje eshte e qarte: EV (jo electric vehicle por Erion Veliaj) qenkerka element i sigurise kombetare ose “target” me rendesi!! Përgjigju Otto: 29/10/2026 18:29 Nese aresyea eshte siguria Pse nuk u transferua dhe Meta

Duket qe eshte presion per Veliaj nga Ramiu

Po hape gojen me keq do te perfsh

Veliaj duhet te have gojen O sot o kurre Përgjigju Dorheqja: 29/10/2026 17:11 Nese jep dorheqjen jua fut bukur zoti Veliaj sepse hap nje test demokratik! Ndaj edhe 6 muaj eshte Kryetar de facto sepse 15-22 prill mund te jete koha Zgjedhjeve Përgjigju gashi: 29/10/2026 17:00 Ky veprim është skandaloz dhe arsyet qesharake,qënka veprim për siguri dhe futet në biruc me kriminel me burgim të përjetshëm.....Gongu duhet të japi dorëheqjen i pari dhe pastaj zinxhiri komandus me gjith këtë drejtoreshën kurvicë. Përgjigju Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50% Jo 35.7% Nuk e di 14.3% Vota total: 70 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?