Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka komentuar në Strasburg zhvillimet politike dhe institucionale në Shqipëri, duke u ndalur te zgjedhjet, lufta kundër korrupsionit dhe situata e medias. Në një intervistë për emisionin “Minuta e Parë” në News24 me Ola Brukon, Vokshi tha se gjatë diskutimeve në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës është folur për ecurinë e Shqipërisë dhe procesin e monitorimit. Ajo tha se ka ngritur shqetësime për reformën zgjedhore dhe për atë që e cilësoi si presion ndaj mediave, duke përmendur edhe rastin e News24 që u përzu dhunshëm nga kompania Kayo. Vokshi tha gjithashtu se opozita ka kërkuar që Shqipëria të monitorohet dhe se në diskutimet në Strasburg ka ngritur çështje që lidhen me zgjedhjet e fundit dhe rekomandimet e OSBE-së. “U trajtuan çështje të problematikave të zgjedhjeve të kaluara elektorale. Dje kanë vijuar diskutimet për procesin pas monitorimit. Mora fjalën dhe deklarova se Shqipëria ka dështuar për reformën zgjedhore. Asnjë prej rekomandimeve të OSBE-së nuk është rekomanduar. Korrupsioni dëshmon se është rritur, perceptimi e tregon dhe me shifra. Kam folur për presionin ndaj mediave. Kam përmendur rastin e News24 apo mediave të tjera të Focus Group, ku 1 vit më parë ju dëbuan me dhunë nga zyrat tuaja. Edhe dje kam folur për represionin ndaj mediave.”, tha ajo. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: vokshi
