Lajme Zone
Tragjike në Itali, një person vret dy vëllezërit në restorantin familjar dhe më pas i jep fund jetës
EkonomiTop Channel

Tragjike në Itali, një person vret dy vëllezërit në restorantin familjar dhe më pas i jep fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Beneventos në Itali, ku një burrë ka vrarë me armë zjarri dy vëllezërit e tij dhe më pas i ka dhënë fund jetës.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Beneventos në Itali, ku një burrë ka vrarë me armë zjarri dy vëllezërit e tij dhe më pas i ka dhënë fund jetës. Ngjarja ka ndodhur në një restorant-hotel në Apice, në provincën e Beneventos, gjatë orëve të vona të mëngjesit të së martës, më 1 shtator, përpara se lokali të hapej për shërbimin e drekës, shkruajnë mediat.

Sipas rindërtimit paraprak të autoriteteve, njëri prej tre vëllezërve ka qëlluar ndaj dy të tjerëve dhe më pas ka përdorur armën ndaj vetes.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e karabinierëve dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë konstatuar pasojat e rënda të ngjarjes.

Restoranti ku ndodhi tragjedia ishte një biznes familjar, i drejtuar nga tre vëllezërit.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë ngjarje. Top Channel