Lajme Zone
Tragjedia në Roskovec, vetëvritet autori/ Forcat RENEA tentuan prej disa orësh të negocionin me Nertil Buzin
KulturëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Tragjedia në Roskovec, vetëvritet autori/ Forcat RENEA tentuan prej disa orësh të negocionin me Nertil Buzin

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, autori i ngjarjes së rëndë që ndodhi mëngjesin e kësaj të premteje, 24 korrik në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh negociata me forcat e policisë.

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, autori i ngjarjes së rëndë që ndodhi mëngjesin e kësaj të premteje, 24 korrik në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh negociata me forcat e policisë.

Ai ishte i rrethuar nga forcat speciale RENEA në fshatin Kurjan, ku qëndroi i ngujuar në automjetin e tij, ndërsa negociatorët tentuan disa herë ta bindnin të dorëzohej.

ABC News sjell zhvillimet hap pas hapi, që nga orët e para të mëngjesit të ngjarjes së rëndë, ndërsa vijojnë negociatat me të riun për t’u dorëzuar; 08:08- Terror në Roskovec/ 35-vjeçari ekzekuton me armë gjahu ish-vjehrrin, merr peng edhe ish-gruan

ROSKOVEC- Mëngjesin e kësaj të premteje, në fshatin Vidhisht të Roskovecit, një 35-vjeçar ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, 58 vjeç.

Sipas policisë, i riu ka plagosur edhe ish-vjehrrën, rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Policia thotë se autori është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, duke marrë me vete edhe armën e gjahut.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. 08:44- Krimi në Roskovec/ Identifikohet viktima, autori ishte emigrant në Angli

Detaje të reja dalin në pah mbi ngjarjen tronditëse të ndodhur mëngjesin e së premtes në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku një 35-vjeçar ekzekutoi me armë gjahu ish-vjehrrin, plagosi ish-vjehrrën dhe mori peng ish-gruan.

Gazetarja e ABC News, Vlabona Davidhi, raporton se autori i dyshuar i krimit është Refit Buzi.

Ai qëlloi për vdekje ish-vjehrrin Kosta Plaka, plagosi ish-vjehrrën Belere Plaka dhe dyshohet ka marrë peng ish-gruan Rozalina Plaka.

Autori i dyshuar është emigrant në Angli, por kishte pak kohë që ishte kthyer në Roskovec.

Në zonë ai njihej si njeri problematik. Policia dhe grupi hetimor kanë ngritur pika kontrolli për lokalizmin dhe kapjen e autorit të dyshuar

09:19- Krimi në Roskovec/ Të afërmit e viktimës: Autori ishte në “arrest shtëpie”, u denoncua se donte ta merrte vajzën me zor

Një 35-vjeçar ekzekutoi me armë gjahu ish-vjehrrin e tij në fshatin Vidhisht të Roskovecit. Po ashtu ai plagosi edhe ish-vjehrrën si dhe mori peng ish-gruan duke u arratisur nga vendngjarja.

Të afërmit e viktimës thonë se autori Nertil Buzi ka qenë me “arrest shtëpie”, sepse ka tentuar të rrëmbejë vajzën edhe më herët.

Sipas tyre, autori dhe vajza kanë qenë të lidhur dhe kanë bashkëjetuar në Tiranë para disa kohësh.

Të rinjtë siç thonë të afërmit janë ndarë sepse familja e vajzës nuk e pranonte këtë lidhje.

“Jemi kushërinj. Ka ndodhur që në 05:00. Ata kanë qenë të dashuruar, por familjes nuk u pëlqente ndoshta muhabeti. Kanë qenë të dashuruar, por nuk ka pranuar familja. Ka qenë arrest shtëpie ai zotëria që bëri aktin. Ka pasur problemet e tij edhe ai. Ka qenë në arrest shtëpie. Është bërë denoncim nga familja. Donte ta merrte me forcë. Ai ka bashkëjetuar, por janë ndarë. Kanë pasur shtëpi në Tiranë. Ai mund të vras edhe gocën mbase, ne i trembemi një akti të tillë”, thanë të afërmit.

09:26- Ekzekutoi ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën/ Ky është autori i dyshuar i krimit në Roskovec

Personi që shihni në foto është 35-vjeçari, Refit Buzi, i cili dyshohet si autor i vrasjes së ish-vjehrrit dhe plagosjes së ish-vjehrrës në Roskovec. Ai qëlloi për vdekje ish-vjehrrin Kosta Plaka, plagosi ish-vjehrrën Belere Plaka dhe dyshohet se ka marrë peng ish-gruan Rozalina Plaka.

Autori i dyshuar është emigrant në Angli, por kishte pak kohë që ishte kthyer në Roskovec. Në zonë ai njihej si njeri problematik. Policia dhe grupi hetimor kanë ngritur pika kontrolli për lokalizmin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

10:36- VIDEO/ RENEA blindon kodrat Kurjanit, vijon operacioni për kapjen e Refit Buzit, është i armatosur Referuar burimeve policore, gazetarja e ABC News Valbona Davidhi, raporton se autori që ekzekutoi ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën Refit Buzi është rrethuar nga policia.

Ai ka lëshuar pengun e tij, ish-partneren Rozalina Plaka dhe po negociohet që të dorëzohet. RENEA dhe policia kanë blinduar kodrat Kurjanit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit në banesën e familjes Plaka në Vidhisht të Roskovecit kur Refit Buzi, i njohur edhe me emrin Nertil, shkoi në banesën e ish të dashurës së tij teksa ajo bashkë me prindërit e saj ishin duke fjetur.

Me një armë gjahu në dorë ai i ka kërkuar ish-të fejuarës të dalë nga banesa e prindërve për të jetuar me të sërish por pas refuzimit të saj dhe të prindërve ka qëlluar me armën e gjahut drejt tyre duke lënë të vdekur në vend 58-vjeçarin Kosta Plaka dhe plagosur gruan e tij Belere Plaka. Më pas ka marrë me forcë ish-bashkëjetuesen dhe është larguar me një automjet.

11:22- Krimi në Roskovec/ Autori ka braktisur mjetin ku ishte “ngujuar”, RENEA vijon operacionin për kapjen e 35-vjeçarit

– Policia e Fierit dhe RENEA vijojnë përpjekjet për të bindur Refit Buzin, që të dorëzohet, pas krimit që kreu në fshatin Vidhisht të Roskovecit.

Ai qëndroi i “ngujuar” disa minuta brenda automjetit në kodrat e zonës së Kurjanit, por aktualisht Refit Buzi ka braktisur mjetin dhe dyshohet të jetë fshehur brenda një banese.

Gazetarët e ABC News, Valbona Davidhi dhe Bleona Sari po ndjekin nga afër operacionin e Policisë për kapjen e 35-vjeçarit. Ai ekzekutoi me armë gjahu ish-vjehrrin, plagosi ish-vjehrrën si dhe mori peng për disa orë ish-partneren e tij. Fatmirësisht e reja është liruar prej tij dhe sipas të dhënave paraprake ajo ka marrë disa goditje me grushte në pjesën e shpinës. Aktualisht vijon operacioni për të bindur 35-vjeçarin që të dorëzohet.

12:20- ABC News në shtëpinë e autorit/ Ekskluzive, flet nëna e Refit Buzit, i cili varu ish-vjehrrin

Gazetarja e ABC News, Valbona Davidhi solli një intervistë ekskluzive me nënën e Refit Buzit, i cili vrau ish-vjehrrin, plagosi ish-vjehrrën dhe mori peng për disa minuta ish-partneren e tij.

Nëna e i bëri thirrje autorit të dorëzohet. “Të dorëzohet. Të jetë të paktën në burg, se andej mund të vras veten” tha ajo.

Ndërkohë, Forcat e RENEA-s rrethuan vendin ku 35-vjeçari mbajti peng për disa orë ish-partneren 24-vjeçare në Kurjan, por Refit Buzi ka mundur të arratiset.

Autori ka braktisur në kodër automjetin e tij dhe është larguar i armatosur.

I riu i cili nuk pranonte ndarjen, vrau ish-vjehrrin me armë gjahu, plagosi rëndë ish-vjehrrën dhe mori me forcë për rreth 5 orë ish-partneren.

15:23- Krushqia që përfi në gjak/ Dy familje përballë vrasjes në Vidhisht të Roskovecit

Një krushqi e prishur çoi drejt tragjedisë dy familje në Vidhisht të Rroskovecit.

Të afërm të familjes Plaka rrëfejnë për një fejesë që ishte kontestuar që në fillim. Megjithatë, Rozalina dhe Refiti që në fshat njihej si Nertil, bashkëjetuan prej disa vitesh në kryeqytet, aty ku 25-vjeçarja studionte për infermieri.

Shkaku i ndarjes sipas familjarëve të vajzës, ishte karakteri i dhunshëm i dhëndrit kurse versioni i palës tjetër flet për një sasi të madhe parash që ai dërgoi Rozalinës gjatë kohës kur ishte emigrant në Angli dhe që nuk iu kthye

Teksa familja Plaka hapi dyert e mortit, një baba i moshuar në anën tjetër të rrugës, mallkon të birin dhe tenton të fshehë lotët kur mëson se i biri është arratisur

Refit Buzi, vrau me armë gjahu, ish-vjehrrin dhe plagosi rëndë ish-vjehrrën. Më pas mori peng ish-të dashurën dhe u largua drejt zonës së Kurjanit ku e la të lirë 25-vjeçaren pas pesë orësh. Nën kërcënimin se do të vetëvritej arriti t’i ikte policisë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet nertil buzi