Thellohet tragjedia në Roskovec. Belera Plaka nuk i mbijetoi plagëve pasi u qëllua me armë nga 35-vjeçari Refit Buzi, ish i fejuari i vajzës së saj.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 05:00 të mengjesit në fshatin Vidhisht të Roskovecit, kuNertil Buzi qëlloi me armë gjahu ndaj familjes së ish-të dashurës së tij, duke lënë të vdekur babanë e saj.
Më pas ai mori peng ish-të dashurën, të cilën e mbajti nën kërcenimin e armës për rreth 5 orë. 35-vjeçari Refit Buzi, autori i ngjarjes së rëndë, vrau me armë zjarri pas disa orësh negociata me forcat e policisë.
Ai ishte i rrethuar nga forcat speciale RENEA në fshatin Kurjan, ku qëndroi i ngujuar në automjetin e tij, ndërsa negociatorët tentuan disa herë ta bindnin të dorëzohej./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet refit buziRoskovec

