Shqipëria mori pjesë në Sesionin e 48-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, që u zhvillua në Busan të Koresë së Jugut, ku u mblodhën mbi 3 mijë delegatë dhe ekspertë nga 196 shtete për të diskutuar mbrojtjen dhe menaxhimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Gjatë punimeve, delegacioni shqiptar prezantoi progresin e arritur në mbrojtjen dhe menaxhimin e pasurive të Trashëgimisë Botërore në Shqipëri. LEXO edhe...Vrasja e çiftit të të moshuarve tronditi Dropullin në vitin 2024, Prokuroria kërkon 30 vite burg për autorin 72 vjeçar Për Parkun Kombëtar të Butrintit, Komiteti vlerësoi pozitivisht dokumentet e reja teknike dhe strategjike, forcimin e bashkëpunimit me komunitetin lokal, si dhe angazhimin për një menaxhim të qëndrueshëm në përputhje me standardet e UNESCO-s. Vlerësim mori edhe puna për Qendrat Historike të Beratit dhe Gjirokastrës, ku u njoh progresi në avancimin e Planit të Integruar të Menaxhimit, forcimin e koordinimit institucional dhe ndërmarrjen e masave për ruajtjen afatgjatë të këtyre pasurive me rëndësi të jashtëzakonshme. Një fokus të veçantë pati edhe Rajoni i Liqenit të Ohrit. Shqipëria prezantoi masat konkrete të ndërmarra për mbrojtjen e kësaj pasurie ndërkufitare, përfshirë shpalljen e Gadishullit të Linit si Ansambël Arkitektonik Urban me zonën e tij mbrojtëse, forcimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, si dhe bashkëpunimin e ngushtë me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe UNESCO-n për menaxhimin e koordinuar të kësaj pasurie të përbashkët. Pjesëmarrja në këtë sesion rikonfirmon angazhimin e Shqipërisë për zbatimin e standardeve më të larta të UNESCO-s, forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e natyrore të Shqipërisë, me qëllim ruajtjen dhe promovimin e saj për brezat e ardhshëm. Share U.D/E.H/ReportTv.al Gjirokaster Berat Butrinti UNESCO Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 67% Jo 27.1% Nuk e di 5.8% Vota total: 855 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

