Reflektimet e kryeministrit Edi Rama për protestën e flamingove, janë paraprirë nga një situatë e tensionuar në mbledhjen e përbashkët këtë të premte, mes qeverisë dhe grupit parlamentar, ku mes kreut të qeverisë dhe Erion Braçes, siç mëson Report TV, ka patur një përplasjeje mjaft të fortë, pas së cilës deputeti ka zgjedhur që të lërë mbledhjen. Gjatë diskutimeve me dyer të mbyllura Rama ka patur sërish kritika ndaj të tijve, ndaj disa ministrave por dhe deputetëve, për qasjen e tyre publike. Ai ka kritikuar ministrin e Brendshëm për mënyrën e përballimit të protestave, apo dhe atë të Bujqësisë, për rastin e përmendur dhe në fjalimin e tij publik, të një qytetari kërkesa e të cilit për një investim ishte lënë për tre vite pa përgjigje, Ndërsa deputetëve u ka kërkuar që t’i thonë në mbledhje “ato që diskutoni nëpër tavolina”. Rama i është rikthyer vërejtjeve të përsëritura ndaj “luftës së bërrylave”, në gjirin e PS, duke u shprehur se “të gjithë duhet ta kuptojnë se sulmet mes njeri tjetrit nuk bëjnë gjë tjetër vecse ulin aksionet e ndërmarrjes sonë të përbashkët, e kësisoj dhe aksionet e secilit prej jush”. LEXO edhe...Mero Baze: T’u flasësh 'Flamingove' që të dëgjojnë socialistët! Bruime brenda grupit, thanë për Report TV, se takimi mori një kthesë të papritur pas fjalës së deputetit Erion Braçe, e cila është pasuar me replikë të kryeministrit, duke u kthyer më pas në një përplasje të ashpër verbale me tone të larta mes të dyve. Ka qenë një pushim i kërkuar nga kreu i grupit parlamentar Taulant Balla që ka “shuar” zjarrin, me deputetin Braçe, i cili ka zgjedhur të largohet nga mbledhja në mënyrë demonstrative. K.M/ReportTv.al PS Erion Braçe edi rama Komento Komente ollga: 24/07/2026 22:55 BJERI ME KEPUCE O BRACE C'FARE PRET..... Përgjigju arap: 24/07/2026 22:28 do i ket kritikuar unazen braces, dhe ai si zog shtegtar qe eshte shtegtoi Përgjigju dori: 24/07/2026 22:20 Në se ka njeri që mbahet kot në PS është Braçe,një jetë në politikë dhe poste, a mund të thoni ndonjë punë apo vepër qoftë të ketë bmjellë një pemë përveç ham,ham,ham.Ka shumë mangësi dhe këto konstatohen letë por ka rregulluar ndonjë ky ham,ham,ham....kapeni për bythe nxirrni jashtë se u bënë 36 vite që e mer rrogën kot plera. Përgjigju jon: 24/07/2026 22:10 Të konstatosh të meta është e letë por për ti zgjidhur do bythë,Erjon Braçe është një kone që leh dhe nuk di të bëj asnjë punë pavarsisht se ka qënë në poste,është fatkeqësi që individ të tillë mbahen kaq gjatë në politikë sepse e marin rrogën kot dhe ky e ka treguar me vepra që ska bër asgjë përveç bla,bla,ble... Përgjigju Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 67.2% Jo 27% Nuk e di 5.8% Vota total: 1286 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

