Lajme Zone
Gjykata Penale Ndërkombëtare voton për shkarkimin e kryeprokurorit Karim Khan
BotëReport TV

Gjykata Penale Ndërkombëtare voton për shkarkimin e kryeprokurorit Karim Khan

Në votimin e zhvilluar, 82 nga 125 shtetet anëtare të Gjykatës votuan pro shkarkimit të Khanit, 13 votuan kundër, ndërsa 15 shtete abstenuan.

Shtetet anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN) votuan të premten për shkarkimin e Karim Khan nga posti i prokurorit, pas akuzave për sjellje të pahijshme seksuale, sipas raportimeve të agjencive AP, Reuters dhe AFP. Karim Khan, një avokat britanik, u akuzua për sjellje të pahijshme seksuale ndaj një ndihmëseje të tij. Ai i ka mohuar vazhdimisht këto akuza. Në qershor, ai u pezullua përkohësisht nga detyra, pasi një raport i komitetit ekzekutiv të organit mbikëqyrës të gjykatës arriti në përfundimin se kishte kryer "sjellje të rëndë të papërshtatshme". LEXO edhe...NATO konfirmon rrëzimin e një droni në Rumani: Avionët aleatë ndërhynë pas shkeljes së hapësirës ajrore Në votimin e zhvilluar, 82 nga 125 shtetet anëtare të Gjykatës votuan pro shkarkimit të Khanit, 13 votuan kundër, ndërsa 15 shtete abstenuan. Khan, 56 vjeç, u bë i njohur ndërkombëtarisht në vitin 2024 kur kërkoi dhe siguroi lëshimin e urdhër-arresteve ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant për luftën në Gaza, si edhe ndaj disa drejtuesve të Hamasit, të cilët ndërkohë janë vrarë. Hamasi kreu sulmet terroriste të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit. Pavarësisht shkarkimit të tij, të gjitha urdhër-arrestet aktive të GJPN-së mbeten në fuqi, pasi vetëm gjyqtarët e Gjykatës kanë kompetencën për t'i tërhequr ato. Cilat ishin reagimet? Kenneth Roth, ish-drejtor ekzekutiv i Human Rights Watch dhe aktualisht profesor i ftuar në Universitetin Princeton, shkroi në rrjetin X se shtetet anëtare të GJPN-së "bënë gjënë e duhur" duke shkarkuar Khanin. Nga ana tjetër, ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, kritikoi veprimet e Khanit në një deklaratë të publikuar në X pas shkarkimit. "Khan mendoi se gjuetia e tij politike e shtrigave kundër Izraelit dhe urdhër-arrestet skandaloze do ta largonin vëmendjen nga akuzat serioze për sjellje të pahijshme seksuale. Ai gaboi," tha Danon. Shkarkimi i Khanit vjen në një kohë kur administrata Trump synon të "çmontojë" GJPN-në Vendimi për shkarkimin e Khanit vjen në një periudhë kur administrata e presidentit amerikan Donald Trump po kërkon të dobësojë dhe të shpërbëjë Gjykatën Penale Ndërkombëtare. GJPN-ja, me seli në Hagë të Holandës, heton dhe ndjek penalisht individët e dyshuar për krime kundër njerëzimit, krime lufte, gjenocid dhe krimin e agresionit. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi së fundmi se Shtetet e Bashkuara kanë nisur një "fushatë të gjerë për të çmontuar kërcënimin që Gjykata Penale Ndërkombëtare paraqet ndaj sovranitetit amerikan." Departamenti Amerikan i Shtetit tha se vendet që përfitojnë nga mbrojtja e sigurisë së SHBA-së duhet të refuzojnë autoritetin që GJPN pretendon se ka për të ndjekur penalisht zyrtarët dhe ushtarakët amerikanë. Po ashtu, Departamenti i Shtetit po shqyrton mundësinë e heqjes së vizave dhe vendosjes së ndalimeve të udhëtimit për personelin e GJPN-së, si edhe sanksione shtesë ndaj Gjykatës dhe organizatave të lidhura me të./ DW K.M/ReportTv.al nato Karim Khan Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 68.2% Jo 25.7% Nuk e di 6.1% Vota total: 1100 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?