Lajme Zone
Tragjedi në Postribë/ Shkrumbohet banesa, humb jetën nëna me dy fëmijët e mitur
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Tragjedi në Postribë/ Shkrumbohet banesa, humb jetën nëna me dy fëmijët e mitur

Një banesë në fshatin Domen të Postribës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme, ndërsa brenda saj ndodheshin nëna me dy fëmijët e saj dhe si pasojë humbur jetën.

Një banesë në fshatin Domen të Postribës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme, ndërsa brenda saj ndodheshin nëna me dy fëmijët e saj dhe si pasojë humbur jetën.

Banesa ndodhet në një zonë të thellë malore, rreth 30 minuta në këmbë larg rrugës automobilistike.

Kjo e ka vështirësuar ndërhyrjen në kohë të shërbimit zjarrfikës. Kur efektivët kanë mbërritur në vendngjarje, banesa ishte pothuajse tërësisht i djegur. “Rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa në pronësi të shtetasit B. Ç. Shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje. Nga veprimet e para dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë”, njofton policia.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet banesazjarr