Lajme Zone
Po inspektonin lidhjet ilegale, qëllohen me armë zjarri punonjësit e ujësjellësit në Mitrovicë
Të tjeraTop Channel

Po inspektonin lidhjet ilegale, qëllohen me armë zjarri punonjësit e ujësjellësit në Mitrovicë

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Mitrovicë, ku disa punonjës të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, janë qëlluar me armë zjarri, teksa kanë qenë duke inspektuar lidhjet ilegale.

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Mitrovicë, ku disa punonjës të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, janë qëlluar me armë zjarri, teksa kanë qenë duke inspektuar lidhjet ilegale. Sipas raportimit të mediave të Kosovës, për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar, ndërsa autori ka arritur që të arratiset nga vendi i ngjarjes.

“Personi në fjalë dyshohet për disa vepra “Sulm ndaj personit zyrtar”, “Mbajtje e paautorizuar e armës dhe përdorim i armës”, ka bërë me dije policia. Top Channel