Lajme Zone
“Pushuesit po braktisin plazhin e Gjirit të Lalzit” , dalin pamje të tjera nga zona e ndotur
Të tjeraJOQ Albania

“Pushuesit po braktisin plazhin e Gjirit të Lalzit” , dalin pamje të tjera nga zona e ndotur

Pas denoncimeve të publikuara nga JOQ Albania për tubacionin që dyshohej se shkarkonte ujëra të zeza në det në zonën e Gjirit të Lalzit, në redaksi kanë mbërritur pamje të reja dhe dëshmi të tjera nga qytetarët, të cilat pretendojnë se problematika është shumë më e gjerë se sa zona e denoncuar fillimisht.

Pas denoncimeve të publikuara nga JOQ Albania për tubacionin që dyshohej se shkarkonte ujëra të zeza në det në zonën e Gjirit të Lalzit, në redaksi kanë mbërritur pamje të reja dhe dëshmi të tjera nga qytetarët, të cilat pretendojnë se problematika është shumë më e gjerë se sa zona e denoncuar fillimisht.

Sipas qytetarit, situata ka shkaktuar panik mes pushuesve dhe gjatë ditës së sotme shumë prej tyre kanë zgjedhur të mos futen në det.

"Po është e gjithë pjesa para Melia dhe San Pietro Resort. Është rreth 1 deri në 1.5 kilometra larg nga tubi që ju kemi dërguar më parë. Sot nuk ka bërë njeri plazh aty. Kishte shumë panik dhe ankesa nga pushuesit. Diçka të tillë nuk e kemi parë kurrë më parë," shkruan ai.

Në një tjetër mesazh, qytetari ngre shqetësime edhe për mënyrën se si po menaxhohet siguria në plazh.

"Publikojeni këtë videon time, se është fiks para Hotel Melia. Vrojtuesi i plazhit i ka flamujt e gjelbër, që do të thotë se deti është i sigurt për not. E pyeta dhe më tha se uji është i pastër dhe nuk ka asnjë problem. Çfarë injorance! shprehet ai.

Ky nuk është më një denoncim i izoluar. Prej disa ditësh, në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur disa denoncime nga qytetarë dhe pushues për të njëjtën zonë të Gjirit të Lalzit, të cilët pretendojnë se problemi është përhapur përgjatë një pjese të konsiderueshme të vijës bregdetare, duke shtuar shqetësimet për ndotjen e ujit në kulmin e sezonit turistik.

JOQ Albania nuk mund të konfirmojë në mënyrë të pavarur burimin e ndotjes apo natyrën e ujërave që shihen në pamje. Për këtë arsye, i bëjmë thirrje Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Bashkisë Durrës dhe institucioneve të tjera përgjegjëse që të kryejnë verifikime urgjente në terren, të marrin mostra të ujit dhe të informojnë publikun mbi rezultatet.

Nëse pretendimet e qytetarëve rezultojnë të vërteta, rasti ngre pikëpyetje serioze edhe mbi kriteret e sigurisë dhe cilësisë së ujit.

Në kulmin e sezonit turistik, çdo dyshim për ndotje të ujërave bregdetare kërkon reagim të menjëhershëm dhe transparencë të plotë, në interes të shëndetit të qytetarëve, mbrojtjes së mjedisit dhe ruajtjes së imazhit të turizmit shqiptar. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)