Banesa e shkrumbuar Nëna me dy fëmijët sapo ishin kthyer nga Gjermania... Një ngjarje e rëndë ka tronditur Postribën, ku një nënë dhe dy fëmijët e saj kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një banesë në fshatin Domen.
Pas disa minutash kërkime, ekipet e emergjencës gjetën trupat e pajetë të tre viktimave në banesën e shkrumbuar nga flakët. Fillimisht ishte konfirmuar vdekja e njërit prej fëmijëve, ndërsa më pas u gjetën edhe nëna dhe fëmija tjetër.
Sipas informacioneve paraprake, familja jeton në fshatin Golem dhe ishte kthyer nga Gjermania më 15 korrik. Nëna kishte shkuar bashkë me dy fëmijët në shtëpinë e prindërve të saj në fshatin Domen për ta pastruar, kur banesa u përfshi nga flakët. Ndërhyrja e zjarrfikësve Mësohet se nëna është Bleona Çelaj 24 vjeç, ndërsa fëmijët një vjeç e gjysmë dhe 3 vjeç. Banesa ndodhet në një zonë të thellë malore, rreth 30 minuta në këmbë nga rruga ku mund të mbërrijnë automjetet. Terreni i vështirë dhe njoftimi i vonuar e bënë të pamundur ndërhyrjen në kohë të forcave zjarrfikëse. Kur ekipet mbërritën në vendngjarje, banesa ishte shkrumbuar pothuajse tërësisht. Banesa e shkrumbuar Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit dhe rrethanat e plota të kësaj tragjedie, e cila ka tronditur komunitetin e Postribës.
"Rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa në pronësi të shtetasit B. Ç. Shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje. Nga veprimet e para dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njoftoi policia. Zjarri në Postribë, gjendet i pajetë njëri nga fëmijët; vijojnë kërkimet për nënën dhe fëmijën tjetër
29 Korrik, 15:30 Digjet banesa në Postribë, dyshohet se kanë mbetur brenda nëna me 2 fëmijët
29 Korrik, 15:14 postribe zjarr 760984345 1758285585183651 4138659587292634099 n wmremove transformed 900 0 1751613500xzjarrfikeset 776 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Goditi me grusht eprorin, arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake Tiranë 29 Korrik 2026, 15:4515:45Kronike Zjarri në Postribë, gjendet i pajetë njëri nga fëmijët; vijojnë kërkimet për nënën dhe fëmijën tjetër 29 Korrik 2026, 15:2915:29Kronike Digjet banesa në Postribë, dyshohet se kanë mbetur brenda nëna me 2 fëmijët 29 Korrik 2026, 15:1215:12Kronike Pjesë e një organizate kriminale të Italisë, arrestohet në Durrës 23-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar 29 Korrik 2026, 12:5112:51Kronike “Ndal, duhet të flasim”/ Atentat ndaj 25-vjeçarit shqiptar në Itali, arrestohen dy ish-bashkëpunëtorët; zbardhen emrat 29 Korrik 2026, 08:4508:45Kronike Në kërkim për tentativë vrasjeje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin në Patra 28 Korrik 2026, 21:5521:55Kronike

