Sipas prokurorit, mafia siciliane nuk synon më vetëm armët tradicionale, por po kërkon të sigurojë dronë luftarakë, granatahedhës dhe sisteme të tjera moderne, të njëjtat që përdoren në konfliktin në Ukrainë... Rreth 800 mijë armë dhe municione të zhdukura nga Ukraina dyshohet se kanë përfunduar në tregun e zi evropian, duke ngritur alarmin se një pjesë e tyre mund të kenë rënë në duart e mafies italiane Cosa Nostra, e cila po kërkon të modernizojë arsenalin e saj me armë të teknologjisë ushtarake.
Sipas të përditshmes italiane ‘Il Fatto Quotidiano’, që nga viti 2022 janë zhdukur ose vjedhur 780.465 armë, ndërsa 149 mijë prej tyre vetëm gjatë pesë muajve të parë të vitit 2026. Gazeta thekson se pjesa më e madhe e këtij arsenali përbëhet nga furnizime ushtarake evropiane të destinuara për Ukrainën.
Sipas raportimit, një pjesë e konsiderueshme e këtyre armëve ka përfunduar në tregun e zi evropian, ku kanë zgjuar interesin e organizatave kriminale, në veçanti të mafies siciliane Cosa Nostra. Alarmi u dha nga kryeprokurori i Palermos, Maurizio de Lucia, gjatë një seance para Komisionit Parlamentar Italian Antimafia, ku ai paralajmëroi se organizata mafioze po përpiqet të rindërtojë një arsenal të nivelit ushtarak.
"Rindërtimi i një 'arsenali cilësor', falë edhe armëve të kontrabanduara nga fronti ruso-ukrainas, ku në katër vjet janë zhdukur pothuajse 800 mijë copë. Kjo është ajo që po përpiqen të bëjnë njerëzit e Cosa Nostra-s. Ne e dimë interesin e mafias për armë më të sofistikuara: ato për shembull në tregun e zi të lindura me luftën ruso-ukrainase. Kemi shenja të blerjes së dronëve lëshues, armë nga të cilat nuk jemi të përgatitur të mbrohemi", deklaroi Maurizio de Lucia.
Sipas prokurorit, mafia siciliane nuk synon më vetëm armët tradicionale, por po kërkon të sigurojë dronë luftarakë, granatahedhës dhe sisteme të tjera moderne, të njëjtat që përdoren në konfliktin në Ukrainë dhe që më pas kanë hyrë në rrjetet ndërkombëtare të kontrabandës.
De Lucia tha se Cosa Nostra besohet se tashmë përdor armë si pushkët automatike AK-47, ndërsa policia italiane ka sekuestruar edhe eksplozivë me fuqi të lartë shkatërruese.
Sipas ‘Il Fatto Quotidiano’, armët e sekuestruara deri më tani janë gjurmuar në rajonin e Salentos, në jug të Italisë, por dyshohet se origjina e tyre është Ballkani, ku besohet se vijnë nga rezervat e krijuara gjatë luftërave në ish-Jugosllavi në vitet 1990.
Megjithatë, sipas prokurorit, mafia tashmë po kërkon burime më të avancuara armatimi, duke e zhvendosur interesin drejt armëve që kanë dalë në qarkullim gjatë luftës ruso-ukrainase.
Ai paralajmëroi gjithashtu se shërbimet italiane të sigurisë nuk janë aktualisht të përgatitura për t'u përballur me këto sisteme të reja armësh, veçanërisht me dronët luftarakë që mund të përdoren nga grupet kriminale.
Gjatë raportimit para Komisionit Antimafia, De Lucia ngriti shqetësime edhe për situatën në burgjet italiane, duke theksuar praninë e përhapur të telefonave celularë dhe telefonave inteligjentë në qendrat e paraburgimit. Sipas tij, kjo u mundëson bosëve të mafias të burgosur të vazhdojnë të drejtojnë aktivitetet e organizatave kriminale edhe nga qelitë.
Ndërkohë, mediat italiane theksojë se shtetet evropiane që furnizojnë Ukrainën me armë nuk publikojnë detaje të plota mbi dërgesat ushtarake, gjë që e bën shumë më të vështirë për autoritetet ligjzbatuese të gjurmojnë rrjedhën e armëve dhe të identifikojnë se si ato përfjnë në tregun e zi evropian./Pamfletiukrainë 800 mijë armnë cosa nostra Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Arabia Saudite në luftë: Pse tani dhe çfarë po ndryshon në Lindjen e Mesme? 29 Korrik 2026, 16:2916:29Rajoni dhe Bota Lufta në Gaza, mbi 60,000 fëmijë kanë humbur prindërit që nga nisja e sulmeve izraelite 29 Korrik 2026, 15:3215:32Rajoni dhe Bota Ngushtica e Hormuzit "arma" sekrete e regjimit; pse Irani nuk po nxiton të bëjë paqe me SHBA 29 Korrik 2026, 14:2414:24Rajoni dhe Bota Ekspertët paralajmërojnë: Europa ka hyrë në epokën e zjarreve që nuk shuhen 29 Korrik 2026, 14:0014:00Rajoni dhe Bota Pamje apokaliptike nga Franca, shihni imazhet me dron 'të shkatërrimit biblik' nga zjarret 29 Korrik 2026, 13:5613:56Rajoni dhe Bota Alarm për Trump: Sondazhi zbulon rënie të besimit ndaj tij edhe brenda Partisë Republikane 29 Korrik 2026, 13:4813:48Rajoni dhe Bota

