Me një karrierë mbi dy dekada në sistemin e drejtësisë, Xholi është një nga emrat më të njohur të prokurorisë shqiptare. Prokurori i SPAK, Adnan Xholi Prokurori i SPAK, Adnan Xholi është kandidati i parë që ka zyrtarizuar interesin për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.
Xholi ka dorëzuar aplikimin pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), duke hyrë kështu në garën për drejtimin e organit qendror të akuzës. Kandidatët e interesuar për postin e Prokurorit të Përgjithshëm kanë afat për të dorëzuar aplikimet deri më 1 gusht, në orën 00:00. Deri në përfundim të këtij afati pritet që garës t’i bashkohen edhe emra të tjerë.Pas mbylljes së aplikimeve, KLP do të nisë procesin e verifikimit të kushteve ligjore të kandidatëve, i cili duhet të përfjë deri më 14 gusht. Në vijim, KLP do t’i propozojë Kuvendit tre kandidatë, ndërsa zgjedhja përfundimtare e Prokurorit të Përgjithshëm i takon Parlamentit, për një mandat 7-vjeçar.
Mandati i kreut aktual të Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, përfn në muajin dhjetor.
Kush është Adnan Xholi?
Me një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe me titullin “Doktor i Shkencave” në jurisprudencë, Adnan Xholi është emri i parë që ka hyrë zyrtarisht në garën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Prokurori i posaçëm i SPAK ka dorëzuar kërkesën pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), duke shfaqur interesin për të drejtuar institucionin më të lartë të akuzës në vend.
Me një karrierë mbi dy dekada në sistemin e drejtësisë, Xholi është një nga emrat më të njohur të prokurorisë shqiptare. I lindur në Dibër më 6 korrik 1975, ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe është emëruar prokuror në janar të vitit 2004.
Më herët ka shërbyer si oficer i Policisë Gjyqësore dhe si prokuror në Gjirokastër, përpara se të transferohej në ish-Prokurorinë për Krime të Rënda në Tiranë.
Gjatë karrierës së tij ka mbajtur edhe disa funksione drejtuese. Ai ka drejtuar përkohësisht Prokurorinë e Lezhës dhe Prokurorinë për Krime të Rënda, ndërsa më pas ka qenë Drejtor i Drejtorisë së Kontrollit të Hetimit dhe më vonë Drejtor i Drejtorisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme.
Në korrik të vitit 2021, pas kalimit të procesit të rivlerësimit kalimtar (Vetting), Xholi iu bashkua Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku ushtron detyrën e prokurorit të posaçëm. Në SPAK ai ka hetuar dosje të bujshme të narkotrafikut vrasjeve me pagese dhe krimit të organizuar.
Kjo nuk është hera e parë që Adnan Xholi kandidon për një post drejtues. Në vitin 2022 ai ishte kandidat për drejtimin e SPAK, ndërsa në fund të vitit 2025 garoi sërish për kreun e institucionit, duke paraqitur platformën e tij për forcimin e hetimeve dhe rritjen e efektivitetit të prokurorisë. prorukori i spak nis gara për prokurorin e përgjithshëm Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Me pagën blen gjithmonë e më pak, fuqia blerëse bie me 170 euro nga 2020 në 2026 29 Korrik 2026, 08:4708:47Aktualitet Arkivat: Pse Enver Hoxha heshti për javë të tëra pas demonstratave të Kosovës 29 Korrik 2026, 08:1908:19Aktualitet Në kërkim nga SPAK, Policia konfirmon arrestimin e Ermal Beqirajt në Francë: Do të ekstradohet në Shqipëri 29 Korrik 2026, 07:2907:29Aktualitet Kthjellime dhe rritje temperaturash, zbuloni parashikimin e motit për ditën e sotme 29 Korrik 2026, 07:1407:14Aktualitet "Ramën nuk e marrin me helikopter si Maduron", Kalaja: SHBA të mbajë një qëndrim për protestën 28 Korrik 2026, 22:1222:12Aktualitet 59 ditë revoltë/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin 28 Korrik 2026, 21:3521:35Aktualitet

