Lajme Zone
Dy muaj protesta/ Qytetarët 60 ditë revoltë kundër kastës politike!
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Dy muaj protesta/ Qytetarët 60 ditë revoltë kundër kastës politike!

Ka nisur protesta e 60-të radhazi kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, ndërsa qytetarët janë mbledhur sërish në Tiranë për të vijuar mobilizimin e tyre të përditshëm.

Ajo që në fillim u prezantua si një revoltë qytetare kundër zhvillimeve në Zvërnec dhe kundërshtimit të projekteve të qeverisë në zonë, tashmë është shndërruar në një protestë me karakter të qartë politik... Ka nisur protesta e 60-të radhazi kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, ndërsa qytetarët janë mbledhur sërish në Tiranë për të vijuar mobilizimin e tyre të përditshëm.

Protestuesit u mblodhën pasditen e sotme në sheshin "Skënderbej", prej nga nisën marshimin drejt godinës së Kryeministrisë. Gjatë ecjes në bulevard u dëgjuan vazhdimisht thirrjet "Rama ik!", "Dorëheqje!", "Shqipëria nuk dorëzohet!" dhe slogane të tjera kundër qeverisë.

Ajo që në fillim u prezantua si një revoltë qytetare kundër zhvillimeve në Zvërnec dhe kundërshtimit të projekteve të qeverisë në zonë, tashmë është shndërruar në një protestë me karakter të qartë politik.

Vlen të theksohet se protesta vijon edhe pas prezantimit të platformës "Besa", nga ana e kryeministrit Edi Rama, e cila sipas tij, synojnë të krijojnë një komunikim më të drejtpërdrejtë me qytetarët.

Protestuesit janë shprehur se nuk i konsiderojnë të mjaftueshme deklaratat e kryeministrit dhe se nuk presin platforma apo iniciativa të reja nga qeveria.

Sipas tyre, protesta ka kaluar prej kohësh fazën e kërkesave sektoriale. Ata këmbëngulin se objekti i tubimeve nuk është më marrja e premtimeve apo angazhimeve politike, por largimi i Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë. protesta 60 ditë Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Ndryshojnë emrat, jo lidhjet: Çfarë fshihet pas ‘shitjes’ së Sori-Al? 29 Korrik 2026, 19:2419:24Aktualitet Ndryshimet në polici, anulohet gara për drejtuesit e tre departamenteve kryesore 29 Korrik 2026, 18:5018:50Aktualitet Rossmann & Lala sjell super ofertat e verës me ulje deri në -40%! 29 Korrik 2026, 17:3317:33Aktualitet Ngjarja e rëndë në fshatin Domë të Shkodrës, reagon presidenti Begaj: Thellësisht i pikëlluar, ngushëllime familjarëve 29 Korrik 2026, 17:0617:06Aktualitet Rihetimi/ Në dosjen e Ilir Beqjes, mungon emri i Mirela Kumbaros dhe Ermal Mamaqit 29 Korrik 2026, 16:4016:40Aktualitet “I bleu bashkëpunëtores skaf 1 mln euro”, Klodjana Lala: Ermal Beqiri kishte patentë piloti, iu gjetën GPS gjatë fluturimit! 29 Korrik 2026, 16:1416:14Aktualitet