Lajme Zone
Turfullon Edi Rama: Mos më quani autokrat!
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Turfullon Edi Rama: Mos më quani autokrat!

Duke publikuar një raport të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), sipas të cilit gjatë muajit qershor opozita ka pasur 63.95% të kohës së transmetimit në edicionet kryesore të lajmeve, ndërsa Partia Socialiste 36.05%, Rama pretendoi se këto shifra rrëzojnë akuzat se Shqipëria është një "regjim".

Foto ilustruese Akuzat se po qeveris si autokrat duket se kanë nervozuar Edi Ramën, i cili u hakërrehet mediave dhe kritikëve me një postim plot fyerje dhe etiketime. Teksa shënohen dy muaj nga protesta e qytetarëve kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t'u hakërrehet mediave, opozitës dhe kritikëve të tij përmes një postimi në rrjetet sociale.

Duke publikuar një raport të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), sipas të cilit gjatë muajit qershor opozita ka pasur 63.95% të kohës së transmetimit në edicionet kryesore të lajmeve, ndërsa Partia Socialiste 36.05%, Rama pretendoi se këto shifra rrëzojnë akuzat se Shqipëria është një "regjim".

Por postimi i kreut të qeverisë nuk u ndal te publikimi i statistikave. Ai sulmoi me një gjuhë fyese mediat dhe kundërshtarët e tij, duke i quajtur "sorra dhe korba politike e mediatike", "dështakzemërakë" dhe duke folur për "mjerim intelektual" të atyre që, sipas tij, e cilësojnë Shqipërinë si regjim.

"Këto dy pasqyra, të cilat vijojnë të tregojnë me fakte kokëforta të bazuara në matje jo në perceptime, se Shqipëria nuk ka asnjë lidhje me autokracitë e me kinse regjimet - ku sorrat dhe korbat politike e mediatike e fusin përditë e përnatë me krrakrratë e tyre - vendosa t’i postoj vetëm si pasqyra të mjerimit intelektual të dështakzemërakëve, të cilët i kërkojnë papushim kudo (e sidomos te unë arsyet) pse “regjimi” nuk përmbyset, përveçse aty ku arsyeja është: Te mjerimi i tyre që sheh regjim se s’di këndim të Shqipërisë.

***Sipas monitorimit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), gjatë muajit qershor 2026, partitë politike patën në dispozicion 402.47 minuta mbulim në edicionet kryesore të lajmeve.Nga kjo hapësirë mediatike, PS mori 36.05% të kohës së transmetimit, ndërsa opozita në tërsi 63.95%", shkruan Rama.

Por në fakt raporti i AMA nuk mund të jetë shumë i besueshëm sepse është organ shtetëror. Nga ana tjetër të gjithë e dinë se media si Top Channel, Klan etj., janë pjesë e tarafit të qeverisë dhe nuk ka se si t’i japin më shumë hapësirë opozitës. Të dyja këto televizione i hapin dhe i mbyllin lajmet me Ramën. Flamingot kundër autokratëve!

20 Korrik, 17:36 Sa i takon punës së autokratit, këtë gjë Rama nuk e fsheh dot. Është mandati i 4 në pushtet dhe është në të njëjtën rrugë me Vuçiçin, Erdoganin apo Putinin.

Po ashtu, nuk e themi ne që kemi një kryeministër autokrat, janë pa fund media të huaj që e cilësojnë të tillë. Dhe autokraticizmi nuk matet te hapësira mediatike, por te sjellja e qeverisë. Britania ka ndërruar çdo vit kryeministra, ndërsa në Tiranë populli ka 2 muaj që proteston, skandalet janë të pafundme, korrupsioni po i merr frymën kësaj qeverie dhe kryeministri nuk e lëshon karrigen. Ky është autokraticizëm. /Pamfleti rama akuz Rama mbret rama 5 1 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike U arrestua në Francë, PD denoncon: Ermal Beqiri ka 2 avionë personalë 29 Korrik 2026, 14:4714:47Politike PD akuza mazhorancës: 55 deputetë të PS votuan pa dijeni për marrëveshjen e huasë me SHBA 29 Korrik 2026, 13:3713:37Politike Çfarë kërkojnë vërtet “flamingot” e Shqipërisë? 29 Korrik 2026, 13:0713:07Politike Arrestimi i Ermal Beqirajt në Francë, Agron Shehaj: Ramës po i ngushtohet laku, i erdhi fundi! 29 Korrik 2026, 13:0013:00Politike "Kush bord, o zemër?"/ Kryemadhi lexon mesazhet me Ramën në gjyq: Më tha ‘bëje urgjent’, pse se merrni në pyetje? 29 Korrik 2026, 12:2512:25Politike Marrëveshja e re Itali-Shqipëri: Premtohen miliarda mundësi, por kush paguan? 29 Korrik 2026, 11:5111:51Politike