Lajme Zone
Çfarë kërkonte Ermal Beqiraj mbi centralin bërthamor në Francë?
PolitikëPamfleti

Çfarë kërkonte Ermal Beqiraj mbi centralin bërthamor në Francë?

Sipas autoriteteve franceze, Beqiraj e uli avionin nën kufirin minimal të lejuar gjatë kalimit mbi central. Reagimi ishte i menjëhershëm. Forcat Ajrore dhe Hapësinore të Francës ngritën një avion ushtarak, i cili e shoqëroi avionin civil deri në aeroportin e Albertit, ku piloti u arrestua menjëherë pas uljes.

Foto ilustruese Pse ngriti Franca avionë ushtarakë ndaj Ermal Beqirajt? A ka lidhje me shërbimet sekrete? Nëse po, cilave shërbime u shërben? Arrestimi i biznesmenit shqiptar Ermal Beqiraj në Francë, pasi fluturoi me një avion të vogël civil mbi centralin bërthamor të Penly, nuk lidhet vetëm me shkeljen e rregullave të aviacionit. Objekti mbi të cilin kaloi avioni konsiderohet një nga asetet më të rëndësishme strategjike të Francës, ndaj çdo hyrje e paautorizuar në hapësirën ajrore mbi të trajtohet si një çështje që prek sigurinë kombëtare.

Sipas autoriteteve franceze, Beqiraj e uli avionin nën kufirin minimal të lejuar gjatë kalimit mbi central. Reagimi ishte i menjëhershëm. Forcat Ajrore dhe Hapësinore të Francës ngritën një avion ushtarak, i cili e shoqëroi avionin civil deri në aeroportin e Albertit, ku piloti u arrestua menjëherë pas uljes. Centrali Penly Megjithëse për shkeljen e zonës së ndaluar ajrore ai u gjobit me 7.000 euro, hetimi nuk u mbyll me kaq. Dosja iu kalua Zyrës Qendrore Franceze për Luftën kundër Krimit të Organizuar (OCLCO), ndërsa sipas Le Journal du Dimanche, hetuesit po verifikojnë edhe pistën e mundshme të spiunazhit. Dyshimet lidhen me natyrën strategjike të objektit, itinerarin e pazakontë të fluturimit dhe tre pajisjet gjurmuese Apple AirTag që iu gjetën gjatë kontrollit.

Por pse Penly konsiderohet një objekt kaq i ndjeshëm?

Centrali bërthamor i Penly ndodhet në brigjet e Normandisë dhe prej më shumë se tre dekadash është pjesë e sistemit energjetik francez. Ai furnizon rrjetin kombëtar me energji elektrike përmes dy reaktorëve bërthamorë në funksion, por rëndësia e tij sot është shumë më e madhe sesa prodhimi aktual i energjisë. SPAK e kërkon për aferat te AKSHI, Ermal Beqiri arrestohet për spiunazh në Francë

28 Korrik, 20:57 Penly është zgjedhur nga qeveria franceze si vendi ku po ndërtohen dy reaktorët e parë EPR2 (Evolutionary Power Reactor 2), teknologjia më e avancuar bërthamore që Franca synon të përdorë për dekadat e ardhshme. Projekti konsiderohet shtylla kryesore e strategjisë franceze për garantimin e pavarësisë energjetike dhe uljen e varësisë nga importet e energjisë.

Aktualisht në kantier punojnë rreth 1.000 punëtorë, ndërsa numri i tyre pritet të rritet ndjeshëm me avancimin e punimeve. Çdo reaktor i ri EPR2 ka një kosto prej rreth 12 miliardë e 133 milionë euro, çka do të thotë se vetëm dy reaktorët që po ndërtohen në Penly përfaqësojnë një investim prej më shumë se 24 miliardë eurosh. Reaktorët prodhohen nga kompania franceze Framatome, një nga kompanitë më të rëndësishme në botë në sektorin e teknologjisë bërthamore. Rëndësia e Penly është rritur ndjeshëm edhe për shkak të situatës së sigurisë në Evropë pas luftës në Ukrainë. Në vitet e fundit, vendet perëndimore kanë shtuar masat e mbrojtjes për infrastrukturën kritike, si centralet bërthamore, rrjetet energjetike, bazat ushtarake dhe objektet industriale strategjike. Frika nga sabotimet, spiunazhi apo mbledhja e informacionit mbi këto objekte ka bërë që çdo shkelje e hapësirës ajrore të trajtohet me seriozitet maksimal.

Për autoritetet franceze, Penly nuk është vetëm një central elektrik. Ai është pjesë e infrastrukturës kritike të shtetit, ku përqendrohen investime gjigante, teknologji e ndjeshme dhe projekte me rëndësi strategjike për të ardhmen energjetike të Francës. Pikërisht për këtë arsye, çdo aktivitet i pazakontë mbi këtë objekt trajtohet me nivelin më të lartë të sigurisë. Që prej vitit 2010, mbi Penly zbatohet një zonë e ndaluar ajrore e njohur si LF-P 33. Ajo shtrihet në një rreze prej 5 kilometrash rreth centralit dhe nga toka deri në lartësinë 3.700 këmbë (rreth 1.100 metra). Brenda kësaj hapësire lejohen të fluturojnë vetëm avionë ushtarakë, mjete të policisë, shërbime emergjence ose avionë të pajisur me autorizim të posaçëm.

Kjo është edhe arsyeja pse reagimi ndaj avionit të drejtuar nga Beqiraj ishte i menjëhershëm. Në Francë, shkelja e hapësirës ajrore mbi një central bërthamor nuk konsiderohet një kundërvajtje e zakonshme e aviacionit, por një incident që mund të lidhet me mbledhje informacioni, testim të masave të sigurisë ose kërcënime të mundshme ndaj një objekti strategjik. Pikërisht për këtë arsye, përveç gjobës administrative, autoritetet franceze vijojnë hetimet për të sqaruar motivin e fluturimit dhe nëse pas tij fshihej diçka më shumë sesa një gabim i pilotit.

Dhe pyetjet që shtrohen janë: Pse fluturoi ai mbi këtë central? Çfarë kërkonte aty? A ka lidhje Ermal Beqirja me shërbimet sekrete? Nëse po, cilave shërbime u shërben? /Pamfletiermal beqiraj central penly edf 730 emkli3kwsaa4tm8 penlyedf 93079 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet “Dokumentet mbeten vetëm në dosje”, protestuesi thirrje nga Kryeministria: Hipotekat të bëhen realisht, jo vetëm me premtime boshe 29 Korrik 2026, 21:0521:05Aktualitet 60 ditë protestë, aktori Mehdi Malkaj kritika artistëve: Shkojnë vetëm në ballo me Ramën 29 Korrik 2026, 20:4220:42Aktualitet Protestuesit në ditën e 60-të: Qëndresa vazhdon deri në dorëheqjen e Ramës 29 Korrik 2026, 20:3520:35Aktualitet “1 minutë heshtje për 3 viktimat në Shkodër”, aktivisti: S’ka lekë për rrugë e zjarrfikëse, Rama gjenocid me shqiptarët 29 Korrik 2026, 20:2120:21Aktualitet Dy muaj protesta/ Qytetarët 60 ditë revoltë kundër kastës politike! 29 Korrik 2026, 19:4419:44Aktualitet Ndryshojnë emrat, jo lidhjet: Çfarë fshihet pas ‘shitjes’ së Sori-Al? 29 Korrik 2026, 19:2419:24Aktualitet