Lajme Zone
Rihetimi/ Në dosjen e Ilir Beqjes, mungon emri i Mirela Kumbaros dhe Ermal Mamaqit
PolitikëPamfleti

Rihetimi/ Në dosjen e Ilir Beqjes, mungon emri i Mirela Kumbaros dhe Ermal Mamaqit

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rikthyer në SPAK për mangësi e plotësim hetimesh dosjen e Ilir Beqjes si ish-Drejtor i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).

Gjykata e Posaçme ka konstatuar mungesa në dosjen e ish-drejtorit të SASPAC-it, i arrestuar për korrupsion e mashtrim me tenderët e donacioneve, por prokurorja Elida Kaçkini nuk ka përfshirë ish-ministren Mirela Kumbaro, e cila me të njëjtën skemë zhvati 462 mijë euro (3 herë më shumë se Beqja) dhe djalin e saj e kishte punësuar te agjencia e Beqjes. Gjithashtu mungon komiku Ermal Mamaqi, 'lavatriçja' e milionave me fatura false... Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rikthyer në SPAK për mangësi e plotësim hetimesh dosjen e Ilir Beqjes si ish-Drejtor i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).

Për periudhën e drejtimit të agjencisë së donacioneve, Ilir Beqja është marrë i pandehur me këto akuza: "korrupsion pasiv", "shkelje e barazisë në tenderë", "falsifikim dokumentesh", "mashtrim" në bashkëpunim, nëpërmjet tenderëve që i kalonte te restoranti i tij në Tiranë.

Akuzat janë konkrete dhe me prova shkresore zyrtare, por Gjykata e Posaçme ka rikthyer çështjen në fazën paraprake të kalimit për gjykim, pasi ka konstatuar mungesa lëndore dhe mosprecdim personash të përfshirë në veprat penale, të cilat prokurorja e SPAK-ut, Elida Kaçkini, duhet t'i plotësojë brenda datës 30 tetor 2026.

E vetmja mungesë në dosjen penale "Beqja" për korrupsionin me donacionet është mungesa e emrit të ish-Ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe e komikut Ermal Mamaqi.

Në procedurën, aktet e hetimit dhe urdhrin e SPAK-ut për arrestimin e Ilir Beqjes nuk është përfshirë Mirela Kumbaro, megjithëse rezulton se është pjesë paralele dhe bashkëpunuese në vjedhjen e kryer nëpërmjet restorantit "Gzona" të Ilir Beqjes.

Përfshirja e Mirela Kumbaros në aferat me Ilir Beqjen pasqyrohet në dosje, ku SPAK thotë se firmës "Landways International" i është dhënë tender për aktivitetin zyrtar "Festa" më 3 deri 5 prill 2023, me temë "E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm në Shqipëri".

Për këtë aktivitet, Ilir Beqja akordoi 150 mijë euro nga fondet e Agjencisë Shtetërore të Donacioneve; të cilat firma private i ka kaluar te restoranti "Gzona" i Ilir Beqjes, ku sipas SPAK-ut, shpenzoi vetëm 41 mijë euro për 1 darkë, duke zhvatur afro 109 mijë euro.

Në muajin mars 2023, paralelisht me Ilir Beqjen dhe në pazar me të, për të njëjtin aktivitet zyrtar në restorantin e tij dhe me të njëjtën firmë private "Landways International", ministrja Mirela Kumbaro bëri tender dhe pagesë fiktive 462 mijë euro, megjithëse kishte dijeni që aktiviteti ishte financuar nga Drejtoria e Donacioneve që drejtonte Ilir Beqja.

Por Mirela Kumbaro nuk është marrë e pandehur nga SPAK-u, megjithëse ka vjedhur 3 herë më tepër se Ilir Beqja vetëm në 1 tender, me të njëjtën skemë mashtrimi dhe falsifikimi dokumentash e procedura tenderimi fiktive.

Në fund të muajit dhjetor 2023, SPAK zbuloi se dhe komiku Ermal Mamaqi ka shërbyer si "lavatriçe" e milionave të ish-ministrit Ilir Beqja, duke i lëshuar fatura tatimore false nëpërmjet restorantit të tij "ME' NAM" për llogari të restorantit "Gzona" dhe për banketet zyrtare që bënte Drejtoria Shtetërore e Donacioneve.

Për këtë aferë pastrimi parash, mashtrimi fiskal e tatimor dhe fshehje të ardhurash, Ilir Beqja është marrë i pandehur; i janë sekuestruar telefonat, kompjuterët e dokumentet që i janë gjetur në banesë dhe prej 2 vitesh është në paraburgim.

Ndërsa ish-ministrja Mirela Kumbaro dhe komiku Ermal Mamaqi nuk janë marrë të pandehur, megjithëse gjatë hetimit që bëri Byroja Kombëtare e Hetimit rezultuan bashkëautorë në veprat penale për të cilat është akuzuar dhe arrestuar Ilir Beqja.

Madje aq e përfshirë rezultoi Mirela Furxhi-Kumbaro në afera me Ilir Beqjen, sa djalin e saj Tom Furxhi e kishte punësuar Shef Sektori të Kontaktit me Donatorët e Huaj te Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, që drejtohej nga Ilir Beqja.

A do t'i plotësojë hetimet prokurorja e SPAK-ut, Elida Kaçkini, duke marrë të pandehur dhe ministren Mirela Kumbaro e komikun Ermal Mamaqi, si bashkëpunëtorë të Ilir Beqjes në të njëjtat vepra penale?/Pamfletiilir beqja mirela kumbaro ermal mamaqi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet “I bleu bashkëpunëtores skaf 1 mln euro”, Klodjana Lala: Ermal Beqiri kishte patentë piloti, iu gjetën GPS gjatë fluturimit! 29 Korrik 2026, 16:1416:14Aktualitet Pas Pakistanit dhe Bangladeshit, Shqipëria hap rrugën për punëtorë nga Vietnami 29 Korrik 2026, 15:4515:45Aktualitet Kryemadhi pas daljes nga GJKKO: Kontrolli në banesën e nënës time kishte motiv politik 29 Korrik 2026, 14:5614:56Aktualitet Seanca në GJKKO, Meta: Kërkoj Ramën dëshmitar 29 Korrik 2026, 14:2214:22Aktualitet Shitet kompania e skandaleve, 'Sori Al' ndërron pronar për 2 milionë euro 29 Korrik 2026, 13:1913:19Aktualitet Sot termometri shënon 40 gradë, meteorologia: Periudha më e nxehtë e verës, do vijojë edhe për 7 ditë të tjera 29 Korrik 2026, 13:0313:03Aktualitet