Lajme Zone
Tragjedi në familjen shqiptare në Florida/ Zjarri masiv përfshin shtëpinë, tre djem të mitur humbin jetën. Katër persona në gjendje kritike për jetën
BotëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Tragjedi në familjen shqiptare në Florida/ Zjarri masiv përfshin shtëpinë, tre djem të mitur humbin jetën. Katër persona në gjendje kritike për jetën

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar dhe atë lokal në Jacksonville të Floridas, ku tre fëmijë, të gjithë djem, kanë humbur jetën dhe katër persona të tjerë janë plagosur rëndë si pasojë e një zjarri që përfshiu një shtëpi dykatëshe.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar dhe atë lokal në Jacksonville të Floridas, ku tre fëmijë, të gjithë djem, kanë humbur jetën dhe katër persona të tjerë janë plagosur rëndë si pasojë e një zjarri që përfshiu një shtëpi dykatëshe. Të afërmit që mbërritën në vendngjarje konfirmuan se familja është me origjinë nga Shqipëria.

Detajet e ngjarjes – Sipas Shefit të Departamentit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Jacksonville (JFRD), Percy Golden, alarmi u dha rreth orës 5:15 të mëngjesit të së mërkurës, 26 gusht. Ekipet e shpëtimit mbërritën brenda pak minutash dhe u përballën me flakë të fuqishme në katin e parë dhe tym të dendur në katin e dytë.

Një fqinj i dëshmoi televizionit Neës4Jax se kalimtarët e rastit ndihmuan në shpëtimin e një foshnjeje dhe një të rrituri, të cilët u hodhën nga dritarja e katit të dytë për t’i shpëtuar flakëve.

Kur mbërritën zjarrfikësit, dy të rritur dhe dy fëmijë kishin arritur të dilnin jashtë. Ndërkohë, efektivët hynë menjëherë brenda për të kërkuar për persona të tjerë, ku fatkeqësisht gjetën pa jetë tre fëmijë, të gjithë djem, moshat e të cilëve nuk janë bërë ende publike nga autoritetet.

Dy të rritur dhe dy fëmijët që arritën të shpëtonin u dërguan urgjentisht në një spital lokal në gjendje kritike për jetën.

Pasojat dhe reagimet – Zjarrfikësit arritën ta vinin flakën nën kontroll brenda orës 5:40 të mëngjesit, por banesa u shkatërrua plotësisht, ndërsa dy njësi ngjitur u dëmtuan gjithashtu nga zjarri. Sipas JFRD, Kryqi i Kuq Amerikan po ndihmon shtatë të rritur dhe gjashtë fëmijë që kanë mbetur pa strehë si pasojë e kësaj katastrofe.

“Nuk ka fjalë që mund të lehtësojnë peshën e një mëngjesi si ky,” tha departamenti i zjarrfikësve në një deklaratë zyrtare. “Mendimet tona janë me familjet që humbën njerëzit e dashur, ata që u plagosën dhe mbetën pa strehë, si dhe me efektivët e JFRD-së që u përgjigjën në këtë skenë shkatërruese” .

Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende nën hetim nga autoritetet kompetente. Top Channel