Pesë persona janë arrestuar për trafik të paligjshëm emigrantësh në Britaninë e Madhe, ku dy prej tyre janë shqiptarë. I akuzuari i fundit është 44-vjeçari Fation Kalemaj. Ai është lënë në paraburgim deri më 10 shtator, kur do të ketë seancën e radhës në gjykatën e Bradford-it. LEXO edhe...Britani e Madhe/ Nigel Farage: Mbi 10 mijë kriminelë të huaj do t’i dërgojmë në burgje në Kosovë dhe El Salvador Ndërsa 57-vjeçari Ilia Prendi është shqiptari që u arrestua disa ditë më parë për të njëjtën vepër. Ai ndodhej në varkën e vogël në Essex, e pikasur më 1 korrik në plazhin e Holland-on-Sea. Ai, bashkë me të arrestuarit e tjerë, Konrad Dabrowski, 25 vjeç, dhe Damian Ciuron, 41 vjeç, u kapën në plazh. Piloti i varkës, italiani 45-vjeçar Christian Albano, u arrestua në det nga Komanda e Sigurisë Kufitare. P.J/ReportTv.al Britani e Madhe shqiptaret ne britani Fation Kalemaj Ilia Prendi trafik emigrantesh Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 43.3% Jo 49.5% I/e dyzuar 7.2% Vota total: 3245 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

