Lajme Zone
Forca më e madhe e Amerikës po kthehet në dobësinë e saj më të madhe
BotëPamfleti

Forca më e madhe e Amerikës po kthehet në dobësinë e saj më të madhe

Amerika po dobësohet në të paktën në tri drejtime pas çdo dite që presidenti Donald Trump e zgjat luftën kundër Iranit. Së pari, është një fakt tronditës: Shtetet e Bashkuara, të cilat sipas pothuajse çdo standardi janë vendi më i fuqishëm në botë, po humbasin një betejë asimetrike përballë një fuqie ushtarake të rangut të tretë.

Lufta kundër Iranit po zbulon se varësia e SHBA-së nga teknologjia e shtrenjtë po e bën atë të pambrojtur ndaj taktikave të lira por efektive të armikut, ndërsa rivalët si Kina dhe Rusia po mësojnë nga gabimet e saj... Amerika po dobësohet në të paktën në tri drejtime pas çdo dite që presidenti Donald Trump e zgjat luftën kundër Iranit. Së pari, është një fakt tronditës: Shtetet e Bashkuara, të cilat sipas pothuajse çdo standardi janë vendi më i fuqishëm në botë, po humbasin një betejë asimetrike përballë një fuqie ushtarake të rangut të tretë.

Së dyti, është shqetësues numri i madh i armëve të teknologjisë së lartë që janë harxhuar gjatë kësaj lufte - më shumë se gjysma e rezervës që Pentagoni i quan “municione kyçe” para se të fillonte konflikti.

Kjo krijon boshllëqe të rrezikshme në aftësinë e Amerikës për t’u përballur me luftërat e ardhshme që mund të kërcënojnë vërtet interesat e saj kombëtare, dhe plotësimi i tyre do të zgjasë 3-4 vjet.

Së treti, kjo gjendje është pasojë gjeopolitike e dy fatkeqësive të para. Oficerët ushtarakë dhe të inteligjencës në mbarë globin po e ndjekin nga afër këtë luftë dhe po i rregullojnë strategjitë e tyre, që të dinë si t’i rezistojnë më mirë superfuqisë perëndimore gjatë një krize, dhe nëse gjërat përshkalletohen në një konflikt të hapur, të kenë shanse për ta fituar atë.

Kina, Rusia dhe Korea e Veriut, i kanë vëzhguar nga afër luftërat e Amerikës gjatë dekadave të fundit dhe janë shqetësuar dhe frikësuar. Duke nisur nga Lufta e parë e Gjirit në 1991, e duke vazhduar me ato në Serbi, Irak, Afganistan, si dhe përplasjet në Panama, Siri dhe në fronte të ndryshme të “Luftës kundër Terrorit”, ata kanë parë nga afër se çfarë është e aftë të bëjë ushtria amerikane.

Amerika i kishte bashkuar degët e saj të shkëputura më parë në një forcë të unifikuar; kishte zhvilluar dhe zotëruar përdorimin e municioneve të drejtuara me saktësi (bombat inteligjente); e kishte të integruar teknologjinë e re në rrjetet e inteligjencës në kohë reale dhe në sistemet kompjuterike të komandimit dhe kontrollit; dhe së fundmi (megjithëse ende në fillimet e saj), i kishte bashkuar të gjitha këto risi me inteligjencën artificiale.

Por tani, rivalët e Amerikës po shohin të metat e kësaj varësie nga teknologjia e lartë. Komandantët amerikanë janë aq të fiksuar pas fuqisë vdekjeprurëse si masë e forcës ushtarake, saqë kanë shpenzuar më shumë se gjysmën e rezervës së raketave të lundrimit – secila me çmim 1.6 deri në 3.6 milionë dollarë - duke qëlluar kundër çdo objektivi që hasin, sikur në një moment, siç thotë edhe Trump, iranianët do të dorëzoheshin të rraskapitur.

Por ata nuk e kuptojnë se Irani po lufton në një mënyrë krejt tjetër dhe ka mjaft raketa dhe armë të tjera për ta fituar këtë luftë. Ose të paktën për të shmangur humbjen, gjë që në praktikë është e njëjta gjë.

Po ashtu komandantët amerikanë kanë përdorur shpesh raketat mbrojtëse Patriot, me kosto 4 milionë dollarë secila, për të rrëzuar dronë iranianë që kushtojnë vetëm 30.000 dollarë - një raport shpenzimesh që nuk mund të mbahet për gjatë.

Megjithatë, disa nga ata dronë të lirë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në objektet energjetike të aleatëve të SHBA-së, madje edhe në bazat ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme. Ky realitet i ri - teknologji që prodhohet në sasi të mëdha me kosto të ulët – e ka shndërruar atë që dikur ishte burimi i epërsisë ushtarake të Amerikës në dobësinë e saj më të madhe.

është shumë ironike: SHBA-ja i shpiku dronët e parë të armatosur në tetor 2001, por drejtuesit e lartë nuk i morën seriozisht dhe menduan se fuqitë më të vogla do të kishin nevojë për dekada të tëra për t’i kopjuar ato.

Kjo epokë e dominuar nga dronët i shkon për shtat Kinës. Rreth 20 vjet më parë, shkencëtarët ushtarakë të Pekinit filluan të përshtaten me risitë teknologjike të Amerikës. Ata zhvilluan armë kundër-satelitore, që mund të çaktivizojnë satelitët GPS, të cilët i udhëheqin bombat inteligjente drejt objektivave me saktësi të përpiktë.

Ata ndërtuan “tufa” raketash të lira kundër anijeve (dhe më vonë dronësh), që në rast lufte mund të çaktivizonin aeroplanmbajtëset amerikane duke lundruar në Detin e Kinës Jugore ose në Ngushticën e Tajvanit. Lufta në Iran, i konfirmon strategëve kinezë se janë në rrugën e duhur.

Armët anti-satelitore mund t’i kthejnë bombat inteligjente amerikane në të zakonshme. Dhe lëshimi i tufave të raketave të lira do t'i detyrojë komandantët amerikanë të zbrazin arsenalin e tyre tashmë të rralluar të raketave mbrojtëse, duke e lënë flotën plotësisht të pambrojtur ndaj sulmeve.

Sa i përket Rusisë, një sulm i urdhëruar nga Moska kundër NATO-s duket i pamundur në këtë fazë. Ushtria e Vladimir Putinit mezi po bën përparim në Ukrainë, e lëre më pastaj të përbëjë kërcënim për vendet më në perëndim.

Por ky nuk është më një standard i vlefshëm. Sipas çdo njësie matëse, Ukraina është aktualisht ushtria më e fortë në të gjithë Evropën. Vija e frontit në luftën Rusi-Ukrainë është një “zonë vdekjeje” e gjerë, ku asnjë tank apo ushtar - qoftë rus apo ukrainas - nuk mund të përparojë pa u zbuluar dhe goditur nga një dron që rri pezull sipër.

Por imagjinoni Rusinë duke luftuar kundër një vendi që nuk ka prodhuar një milion dronë. Dronët rusë mund t’i mbajnë mbrojtësit të ngujuar, e më pas tanket dhe këmbësoria ruse të nisin një ofensivë pothuajse pa rezistencë.

E gjitha kjo nuk do të thotë se Rusia, Kina apo ndonjë vend tjetër janë gati t'i shpallin luftë Shteteve të Bashkuara ose aleatëve të tyre apo se do ta fitonin nëse do ta bënin. Për vetë fakti që SHBA-ja ka luftuar kaq shumë luftëra në dekadat e fundit është në vetvete një avantazh.

Ushtarët, pilotët, marinarët, njësitë e logjistikës, oficerët e inteligjencës - i gjithë personeli i kësaj ushtrie vullnetare - kanë grumbulluar përvojë dhe mjeshtëri të paçmueshme. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për trupat kineze, nga të cilët asnjëri nuk ka shkrepur asnjëherë një plumb në betejë të vërtetë. (Kina ka luftuar për herë të fundit në vitin 1979 - një fushatë 27-ditore kundër Vietnamit, ku dhe nuk doli mirë).

Po ashtu nuk mund të thuhet për rusët, ushtarët e të cilëve janë kryesisht të rekrutuar të dëshpëruar, oficerët e të cilëve nxisin pak iniciativë, dhe linjat e tyre të furnizimit nuk mbahen më gjatë se disa kilometra.

Megjithatë, kushdo që shikon performancën e Amerikës në Iran gjatë 6 muajve të fundit, sheh një aparat ushtarak të artë që lëshon fuqi zjarri me shpejtësi dhe saktësi mahnitëse, por që është i ngathët në përshtatjen me teknologjitë e reja ose në reagimin ndaj risive të kundërshtarit - duke injoruar kështu parimin themelor se “edhe armiku ka të drejtë të ndikojë” në mënyrën se si zhvillohet një luftë, madje edhe një luftë që e nis ti vetë.

Edhe para mbarimit të gjysmës së mandatit të tij të dytë, Trump e ka kthyer Shtetet e Bashkuara në një vend që aleatët nuk e respektojnë dhe armiqtë nuk kanë më frikë prej tij./Pamfleti nga “The i Paper”forca më e madhe e amerikës dobësia e saj më e madhe Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Vuçiç paralajmëron: Jemi në prag të një lufte shumë më të madhe 12 Gusht 2026, 13:4813:48Rajoni dhe Bota Skifterët, izolacionistët dhe biznesmenët: Brenda fraksioneve që garojnë për të diktuar politikën e jashtme të SHBA-së 12 Gusht 2026, 13:1213:12Rajoni dhe Bota 4 faktorët pse Evropa po ngrohet dy herë më shpejt se kontinentet e tjera sipas shkencëtarëve 12 Gusht 2026, 12:5712:57Rajoni dhe Bota Tërmeti godet Kolumbinë, BE jep 2 milionë euro ndihmë për zonat e prekura 12 Gusht 2026, 12:0812:08Rajoni dhe Bota Putin kërcënon Perëndimin: Nëse sekuestroni anijet ruse, do të përgjigjemi njësoj! 12 Gusht 2026, 11:4511:45Rajoni dhe Bota Dhuratë apo pazar i madh? Putini liron ish marinsin amerikan pa asgjë në këmbim 12 Gusht 2026, 10:2810:28Rajoni dhe Bota