Lajme Zone
6 milionë euro në hije/ Ankimimet nuk ndryshuan asgjë, të njëjtët emra mbeten fitues te fondet e Startup Albania
PolitikëPamfleti

6 milionë euro në hije/ Ankimimet nuk ndryshuan asgjë, të njëjtët emra mbeten fitues te fondet e Startup Albania

Pamfleti ka denoncuar prej javësh mënyrën se si po shpërndahen fondet e Startup Albania, duke ngritur pikëpyetje për përfitues të përsëritur, kompani të krijuara rishtazi dhe subjekte që marrin financime publike vit pas viti.

Arjan Ymeri, Delina Ibrahimaj/ Delina Ibrahimaj dhe Arjan Ymeri janë arkitektët e kësaj farse. Nën mbikëqyrjen e tyre, 6 milionë euro fonde publike përfunduan te të njëjtët persona, ndërsa sipërmarrësit e vërtetë morën vetëm një njoftim të thatë "nuk jeni fitues"... Procesi i ankimimeve për fondet e Startup Albania duket se nuk ka zgjidhur asnjë nga pikëpyetjet e ngritura mbi mënyrën se si po shpërndahen rreth 6 milionë euro. Aplikantët e skualifikuar kanë marrë përgjigjen se nuk janë fitues, ndërsa mungesa e pikëzimit, arsyetimit të detajuar dhe transparencës mbi vlerësuesit e kthen procesin në një kuti të zezë. Në qendër të skandalit ndodhen ministrja Delina Ibrahimaj dhe drejtori i Startup Albania, Arjan Ymeri.

Pamfleti ka denoncuar prej javësh mënyrën se si po shpërndahen fondet e Startup Albania, duke ngritur pikëpyetje për përfitues të përsëritur, kompani të krijuara rishtazi dhe subjekte që marrin financime publike vit pas viti.

Pas publikimeve në media dhe reagimeve në rrjetet sociale, Agjencia e Startup-eve njoftoi se lista përfundimtare do të publikohej pas përfundimit të procesit të ankimimeve. Por çfarë ndryshoi pas ankimeve?

Sipas informacioneve të siguruara nga Pamfleti, për një pjesë të madhe të aplikantëve përgjigjja ishte praktikisht e njëjtë: “Nuk jeni fitues”.

Pa një shpjegim të detajuar se përse projekti është rrëzuar. Pa një pasqyrë të pikëve të marra sipas kritereve. Pa mundësinë që aplikanti të kuptojë se ku është vlerësuar më dobët se fituesit.

Kjo ngre një pyetje elementare: çfarë vlere ka ankimi nëse aplikanti nuk merr një arsyetim të plotë mbi vendimin dhe procesi nuk sjell transparencë të verifikueshme mbi mënyrën e vlerësimit?

Problemi bëhet edhe më serioz kur procesi shihet në vazhdimësi.

Pamfleti ka raportuar më parë raste kompanish apo individësh që kanë përfituar financime në më shumë se një thirrje, si dhe raste kompanish të krijuara shumë pranë hapjes së procedurave të financimit.

Mes emrave që kërkojnë transparencë të plotë për mënyrën e vlerësimit janë MedWallet, Marigo Marketplace, Onemor etj. Skandali me fondet e startup-eve, paratë e taksapaguesve shkojnë tek 'klientët' e ministres Ibrahimaj dhe drejtorit Arjan Ymeri (lista e kompanive)

28 Korrik, 13:36 Për secilin përfitues, Startup Albania duhet të bëjë publike jo vetëm shumën e dhënë, por edhe projektin e financuar, kriteret mbi të cilat është vlerësuar, pikët e marra dhe rezultatet e arritura me paratë publike në rast se ka përfituar financime të mëparshme.

Sepse problemi nuk është vetëm se kush i mori paratë. Pyetja është: Çfarë prodhoi me to?

Nëse një subjekt ka marrë para publike një vit më parë, çfarë produkti ndërtoi? Sa klientë siguroi? Sa vende pune krijoi? A e realizoi projektin për të cilin mori financimin?

Delina Ibrahimaj dhe Arjan Ymeri nuk kanë ndërtuar një fond për sipërmarrjen. Ata kanë ndërtuar një kanal ku paratë e taksapaguesve rrjedhin pa pengesa drejt të njëjtëve persona. Një kanal që funksionon me rregullat e tyre, ku kriteret janë të lëvizshme për disa dhe të palëkundshme për të tjerët, ku ankimet janë një shfaqje për të qetësuar publikun dhe ku askush nuk merr përgjigje pse humbi. Fondi i startup-eve, qokë për miqtë "sipërmarrës" të ministres Ibrahimaj dhe drejtor Arjanit 1 Gusht, 17:59 Ata kanë folur shumë për transparencë, por nuk kanë treguar asgjë. Nuk e dimë kush është komisioni, nuk i dimë pikët e aplikimeve, nuk dimë pse një kompani e themeluar tre ditë pas hapjes së thirrjes merr 61.333 euro dhe një tjetër me vite punë skualifikohet. Nuk dimë asgjë, përveç se fituesit janë gjithmonë të njëjtët. Kur mijëra qytetarë pyesin se ku u zhdukën këto fonde, ata përgjigjen me fraza boshe në Instagram.

Ministrja dhe drejtori janë përgjegjës për këtë rrëmujë. Ata e dinin që procesi ishte i paracaktuar, e dinin që ankimet nuk do të ndryshonin asgjë, e dinin që sipërmarrësit e vërtetë do të mbeteshin jashtë. Por ata nuk bënë asgjë për ta ndryshuar, sepse ky sistem u shërben atyre dhe atyre që kanë vendosur të ushqejnë.

Kur Bashkimi Europian transferon qindra milionë euro drejt Shqipërisë dhe vlerëson qeverinë edhe mbi reformat për aksesin e startup-eve në financim, a po kontrollon Brukseli nëse sistemi shqiptar që administron këto politika funksionon me transparencë reale?

Drejtor Arjani dhe ministresha Delina Ibrahimaj janë arkitektët e këtij sistemi të kalbur, dhe derisa të ndalen do të vazhdojnë të zhdukin miliona euro në hije, pa llogari, pa transparencë, pa përgjegjësi. /Pamfleti Erion Isufi grabit paratë e startup-eve, skema me punonjësit e tij përmes projekteve fiktive 5 Gusht, 13:42 E njëjta skemë, të njëjtët përfitues: Nuk kanë fund skandalet me startup-et, ndahen miliona mes burrit e gruas

30 Korrik, 16:58 Thellohet skandali me startup-et: Fitues të përsëritur, konflikt interesi dhe pazare, si Arjan Ymeri "dorovit" miliona euro

29 Korrik, 18:18 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Ekonomi Gara e porteve në Adriatik, politikat e qeverisë nxjerrin Shqipërinë jashtë loje pavarësisht pozicionit strategjik 12 Gusht 2026, 12:4612:46Ekonomi Shqipëria e pasur vetëm në letër, çmimet e larta "gërryejnë" fuqinë blerëse të qytetarëve 12 Gusht 2026, 08:5208:52Ekonomi Këmbimi valutor 12 Gusht 2026, mësoni me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja për ditën e sotme 12 Gusht 2026, 07:5507:55Ekonomi Vendimi, nga 3 shtatori ndalohet importi i mishit nga Brazili në Shqipëri! 11 Gusht 2026, 17:3317:33Ekonomi Euro në rënie, qeveria përfiton: Borxhi në valutë në nivelin më të ulët të 10 viteve 11 Gusht 2026, 17:0717:07Ekonomi Kursi i këmbimit, mësoni me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja 11 Gusht 2026, 08:3008:30Ekonomi