Qeveria gjermane ka miratuar një projektligj që parashikon zgjerimin e kompetencave të shërbimeve të inteligjencës, duke lehtësuar një pjesë të kufizimeve të vendosura pas Luftës së Dytë Botërore. Reforma, e cila duhet të marrë edhe miratimin e parlamentit, vjen pas dy incidenteve të sigurisë brenda një muaji që kanë nxjerrë në pah dobësitë e sistemit. Ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt, e cilësoi ndryshimin si një hap historik, duke deklaruar se Gjermania duhet të jetë në të njëjtin nivel me shërbimet partnere për t’u përballur më mirë me terrorizmin dhe grupet ekstremiste. LEXO edhe...Serbi/ Zgjatet paraburgimi i 2 të dyshuarve si agjentë rusë! Dyshohet se do kryenin sulme me eksplozivë në Gjermani Sipas projektligjit, Shërbimi Federal i Inteligjencës (BND) do të marrë kompetenca të reja për t’iu përgjigjur kërcënimeve nga shtete si Rusia dhe Kina, duke përdorur edhe inteligjencën artificiale. Mes masave të parashikuara janë mundësia për të kryer kundërsulme kibernetike, për të manipuluar ose fshirë të dhëna, si dhe për të mbledhur, ruajtur dhe analizuar më shumë informacion për periudha më të gjata. Reforma parashikon gjithashtu lehtësim të rregullave për mbrojtjen e të dhënave, zgjerim të mundësive për kontrolle online dhe mbikëqyrje të banesave të personave të dyshuar, si edhe mbikëqyrje më të fortë të shërbimeve të inteligjencës nga një bord i pavarur. Megjithatë, projektligji ka hasur edhe kritika. Komisionerja federale për mbrojtjen e të dhënave, Louisa Specht-Riemenschneider, kundërshtoi zgjerimin e kompetencave të inteligjencës dhe kufizimin e rolit mbikëqyrës të institucionit të saj. Edhe përfaqësues të Partisë së Gjelbër thanë se disa prej masave shkojnë përtej asaj që është e nevojshme dhe mund të bien ndesh me parimin e ndarjes së kompetencave mes inteligjencës dhe policisë. Qeveria synon që ligji i ri të hyjë në fuqi më 1 janar 2027. U.D/ReportTv.al gjermani Berlin Shërbimet sekrete Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 43.3% Jo 49.5% I/e dyzuar 7.1% Vota total: 3310 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

