Lajme Zone
Trafiku në Tiranë/ Qibini: Faktor kryesor, shtimi i mjeteve! Baka: Parkimet e gabuara, ndër shkeljet më të shpeshta
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Trafiku në Tiranë/ Qibini: Faktor kryesor, shtimi i mjeteve! Baka: Parkimet e gabuara, ndër shkeljet më të shpeshta

Nisja e vitit të ri shkollor ka rëndoi trafikun në Tiranë që në orët e para të mëngjesit. Radhë të gjata u krijuan në Unazën e Madhe dhe në hyrjet e kryeqytetit. Gerhard Baka, specialist i trafikut urban i ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ se e prisnin që të kishte një fluks të automjeteve. Ai tha se përveç nisjes së shkollës ku shumë prindër kishin zgjedhur t’i çonin fëmijët me makinë personale, nd

Nisja e vitit të ri shkollor ka rëndoi trafikun në Tiranë që në orët e para të mëngjesit. Radhë të gjata u krijuan në Unazën e Madhe dhe në hyrjet e kryeqytetit. Gerhard Baka, specialist i trafikut urban i ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ se e prisnin që të kishte një fluks të automjeteve. Ai tha se përveç nisjes së shkollës ku shumë prindër kishin zgjedhur t’i çonin fëmijët me makinë personale, ndikoi edhe protesta në mëngjes edhe disa probleme që disa automjete patën në rrugë. “Ishim përgatitur për këtë ditë. E kishim parashikuar që do të kishim trafik, se çdo fillim të vitit shkollor Tirana është e rënduar. Krahas kësaj patëm edhe pjesën e protestës që për disa minuta bllokuan sheshin Karl Topia dhe avaritë që patën disa automjete. Sot ishte një ngarkesë pasi prindërit kanë zgjedhur që t’i çojnë fëmijët në shkollë me makina personale. Situata tani është normalizuar, ka disa segmente ende të ngarkuara si, hyrja drejt Tiranës, kemi një fluks të makinave”, tha Gerhard Baka. LEXO edhe...Tiranë/ Protestuesit tentojnë të bllokojnë rrugët në ditën e parë të shkollës! Efektivi i ‘Shqiponjave’ godet me grusht një të shoqëruar, pezullohet nga detyra (VIDEO) Ndërkohë i ftuar ishte edhe Islam Qibini, ekspert rrugor i cili tha se shtimi i mjeteve në kryeqytet është një faktor kryesor për trafikun. "Shtimi i mjeteve është një faktor kryesor për trafikun në Tiranë. Duhet një menaxhim mes policisë bashkiake dhe asaj rrugore. Terminalet një problematikë e madhe, sidomos terminali Veri-Jug. Duhen të krijohen kushte qytetarit të mos ngelet me orë të tëra në rrugët interurbane. Duhet të bëhet një auditim i sinjalistikës së ndritshme dhe cikli i punimit të semaforit”, tha Islam Qibini. Baka shtoi se edhe parkimet e gabuara janë një tjetër problematikë në kryeqytet. “Parkimet e gabuara një nga shkaqet që shtojnë trafikun. Duhen parë edhe semaforët që të punojnë në mënyrë koherente dhe ktëtë e bën Autoriteti rrugor, ne e kemi bërë disa herë kërkesën. Ne kemi vazhduar edhe me masat për ata që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit”, tha ai. “Për një parkim të gabuar, krijohet trafik. Masat për ata shoferë duhen të jenë të ashpra”, shtoi Qibini. Baka tha se me policinë bashkike dhe me strukturat e tjera të policisë janë në komunikim të vazhdueëshëm. Ai bëri apel edhe mjeteve të taksive që të kenë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit. “Edhe me policinë Bashkiake edhe me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit është në fokus maksimal. Në ato segmente rrugore ku një automjete ka shkaktuar trafik, ne e kemi hequr makinën përveç masës administrative. Unë kam edhe një apel për taksitë, motomjetet që të kenë kujdes se masat janë ngushtuar. Edhe parkimi gabuar është një shkelje që e hasim çdo ditë, jo vetëm në mëngjes por edhe gjatë natës. Mund të pezullohet patenta sipas ligjit të përcaktuar”, tha Baka Ndërkohë Qibini tha se policia mund të përdorë edhe motoçikleta për të mos ngecur në trafik me mjetet e punës. “Duhet një bashkëpunim i ngushtë mes Policisë Rrugore dhe bashkiake, të përdorin motoçikletë që të mos mbeten në trafik me makinat e punës”, tha ai. Nga ana tjetër Baka tha kanë vijuar edhe me kontrollet e automjetet e shërbimit publik. “Për autobusët ne kemi kryer kontrolle për dokumentacionin dhe për përdorimin e alkoolit gjatë drejtimit të automjetit. Kemi aplikuar masat tona”, tha ai. Qibini shtoi se kontrollet teknike për këto automjete për siguri të bëhet çdo gjashtë muaj, kjo njëherë në vit. “Drejtoria e Transportit ta rishikojë të bëhet njëherë në 6 muaj siç kanë qenë”, tha ai. Në fund të intervistës ata komentuan edhe për monopatinat. “Vijon bllokimi i monopatinave. Kemi drejtues që nuk respektojnë rregullat, qarkullojnë në mënyrë të çrregullt. Nuk ka nen që e ndalon ose e lejon akoma si në disa vende të botës”, tha Baka. Qibini mori shembullin e Italisë, ku u shpreh se duhet të jesh mbi 15-vjeç për ta përdorur. “Në Italia duhet të kesh moshën 15-vjeç për ta përdorur. Drejtuesi duhet të ketë kasë mbrojtëse, të respektojë rregullat e qarkullimit rrugor. Nuk duhet të lëvizin në rrugët për biçikleta apo në trotuare. Duhet të respektojnë semaforin. Unë mendoj që monopatinat të kenë një numër të vetin, mos të qarkullojnë dy veta në monopatinë. Në BE nuk një legjislacion te caktuar për qarkullimin e tyre, është një mjet i ri. Në disa vende është paraprirë me legjislacion, ne na duhet një dispozitë e caktuar”, tha Qibini. Xh.K/ReportTv.al Islam Qibini Gerhard Baka Sot Live në Shqipëri trafik Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.6% Magjistratëve 15.5% Nuk e di 5.9% Vota total: 7826 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?