Një varkë me emigrantë që po udhëtonte nga Libia drejt ishullit të Kretës është përmbysur në jug të Greqisë, duke lënë të paktën një person të vdekur, ndërsa 20 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Sipas autoriteteve greke, 51 persona u shpëtuan nga deti gjatë orëve të para të mëngjesit, rreth 75 kilometra në jug të Kretës. Operacioni i kërkim-shpëtimit po vijon me pjesëmarrjen e anijeve të Rojës Bregdetare, një helikopteri, një droni dhe anijeve tregtare, me mbështetjen e agjencisë evropiane Frontex. LEXO edhe...Alket Rizai shpallet në kërkim në Greqi, nuk u kthye në burg pas përfundimit të lejes së posaçme! Para arratisjes u përfshi edhe në një sherr me armë zjarri Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes, ndërsa rruga detare nga lindja e Libisë drejt Kretës mbetet një nga itineraret më të përdorura nga emigrantët që synojnë të mbërrijnë në Evropë. U.D/ReportTv.al greqi emigrantet Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.6% Magjistratëve 15.5% Nuk e di 5.9% Vota total: 7826 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

