Çeta ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Triestes e kishte dënuar për veprat penale “Vjedhje të rënda”, “Mashtrim”, “Trafikim të lëndëve narkotike”, “Posedim të pasurisë me origjinë kriminale”, “Plagosje”, “Kanosje” dhe “Kundërshtim ndaj punonjësve të policisë”. Arrestimi i Ornado Çetës Një 40-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Policia në Tiranë.
Bëhet fjalë për Ornado Çeta alias Ceta, banues në Tiranë, i cili ishte dënuar në Itali me 21 vjet, 9 muaj e 20 ditë burgim për një sërë veprash të rënda penale.
Sipas Policisë, 40-vjeçari u lokalizua në zonën e Saukut dhe u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Kapja e tij u realizua nga shërbimet e Sektorit për Kërkimin FAST Albania, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Çeta ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Triestes e kishte dënuar për veprat penale “Vjedhje të rënda”, “Mashtrim”, “Trafikim të lëndëve narkotike”, “Posedim të pasurisë me origjinë kriminale”, “Plagosje”, “Kanosje” dhe “Kundërshtim ndaj punonjësve të policisë”.
Nga dënimi i dhënë nga drejtësia italiane, 40-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 20 vjet, 6 muaj e 14 ditë burgim.
Pas arrestimit në Tiranë kanë nisur procedurat për dorëzimin e tij tek autoritetet italiane. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të 40-vjeçarit drejt Italisë.
"Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “FAST”.
Kapet në Tiranë një person i kërkuar nga Italia, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar me 21 vjet e 9 muaj e 20 ditë burgim për disa vepra të rënda penale.
Shërbimet Operacionale të Sektorit për Kërkimin FAST Albania, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “FAST”, lokalizuan në zonën e Saukut, Tiranë, kapën dhe arrestuan, me qëllim ekstradimi, shtetasin Ornado Çeta alias Ceta, 40 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Apelit e Triestes, Itali, e ka dënuar me 21 vjet, 9 muaj e 20 ditë burgim, për veprat penale “Vjedhje të rënda”; “Mashtrim”; “Trafikim të lëndëve narkotike”; “Posedim të pasurisë me origjinë kriminale”; “Plagosje”; “Kanosje”; “Kundërshtim ndaj punonjësve të policisë”. Nga dënimi i dhënë, i kanë mbetur për të vuajtur 20 vjet, 6 muaj e 14 ditë burgim.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë", njofton policia.
ornado Çeta arrestim Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Përleshja në burgun e Pisas u transmetua ‘live’ në Tik Tok, policia zbulon 'organizatorët' shqiptarë që nisën revoltën 4 Tetor 2026, 09:1309:13Kronike Detaje nga të shtënat me armë në Ndroq: Gjuajta për qejf 4 Tetor 2026, 08:1308:13Kronike Aksident i rëndë në Korçë, humb jetën 60-vjeçari; plagoset efektivi i policisë 4 Tetor 2026, 07:3707:37Kronike Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, policia shoqëron 4 persona 3 Tetor 2026, 22:2022:20Kronike Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje 3 Tetor 2026, 20:5620:56Kronike Kapet në Pire afgani që u përplas me armë me Alket Rizain, shqiptari vijon arratinë 3 Tetor 2026, 20:1520:15Kronike

