Lajme Zone
‘Tradhtar, bëre pazare në kurriz të votës kundër Ramës’- Lapaj i publikon videon teksa përshëndetej me Ballën e Sallën, Shabani: Pjesë e punës sime! Aktivisti i partisë së tij më filmoi e ofendoi
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

‘Tradhtar, bëre pazare në kurriz të votës kundër Ramës’- Lapaj i publikon videon teksa përshëndetej me Ballën e Sallën, Shabani: Pjesë e punës sime! Aktivisti i partisë së tij më filmoi e ofendoi

Pasi Adriatik Lapaj i publikoi videon kur takohej me Taulant Ballën dhe Andis Sallën, duke e quajtur tradhtar, Avokati i Popullit, Endri Shabani, ka thënë se këto takime janë pjesë e punës së tij, duke hedhur poshtë pretendimet e ish-aleatit.

Dy ish-aleatët e vjetër, kryetari i ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj dhe Avokati i Popullit Endri Shabani, janë përfshirë sërish në replika në distancë. Lapaj përmes video-mesazheve të shpërndara në rrjetet sociale e akuzon Shabanin si tradhtar, që sipas tij bëri pazare politike dhe arriti të bëhej Avokat Populli, në kurriz të qytetarëve që votuan kundër Edi Ramës. LEXO edhe...Thoma Gëllçi: Ilir Vrenozi, mendja më racionale e PD-së Në njërën prej videove, Lapaj ka shpërndarë pamje nga një moment kur Shabani takohet me kreun e Grupit të PS, Taulant Balla dhe ministrin Andis Salla, ç’ka sipas tij flet qartë për pazaret që ka bërë Avokati i Popullit, në kurriz të votuesve të koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’. “Ligji elektoral shqiptar nuk e lejon demokracinë, në kuptimin e mirëfilltë. Dhe për këtë po luftojmë. Janë listat e mbyllura 1/3, listat e hapura 2/3. Për ta tejkaluar këtë problem, unë në mirëbesim total me atë që ju thoni, për të dhënë shembullin e demokracisë në parti, nuk garova në listë të mbyllur dhe nuk e vura veten në listë të sigurt, sepse sot do isha në Parlament, por garova në listë të hapur, duke tejkaluar pengesën e sistemit. Dhe sistemi pastaj bëri çdo gjë dhe me firmat e PD-së e bëri Avokat Populli atë që u bë tradhtar i një ideje të re, të demokratizimit. Kur Edi Rama më kërkoi përfaqësuesit e vet për të më bindur e joshur që të bëhesha dekor i pushtetit të tij të hajdutërisë, kuptova që Endri Shabani kishte bërë pazar për t’u bërë ministër, në kurriz të votës së atyre qytetarëve që votuan kundër Ramës. E refuzova me neveri dhe u përballa me sulme. Sot koha po na jep të drejtë sepse po dalin lakuriz të vërtetat e këtij sistemi”, tha mes të tjerash Lapaj, përmes video-mesazheve në rrjetet sociale. Share Shabani ka denoncuar gjithashtu një incident që sipas tij ka ndodhur me aktivistin e partisë ‘Shqipëria Bëhet’, Mevlan Mata, të cilin e akuzon se ka shkuar pranë banesës së tij, së bashku me një kameraman, duke e filmuar dhe fyer teksa ishte duke pirë kafe me prindërit. “Dje kryetari i Partisë Shqipëria Bëhet më sulmoi sërish (prej një viti tashmë), duke manipuluar një video ku përshëndesja dy deputetë. Si Avokat i Popullit raportoj çdo muaj në Kuvend dhe kam detyrim institucional të bashkëpunoj me të gjithë deputetët, pa dallim partie. Por edhe më parë, nuk kam besuar kurrë se kundërshtari duhet trajtuar si armik, aq sa mos i japësh dorën. Jam i bindur se edhe Adriatiku, i cili ka dalë vetë në video duke qeshur me të njëjtët deputetë, e di mirë këtë. Sot, Mevlan Mata, aktivist i së njëjtës parti, erdhi me kameraman poshtë pallatit ku jetoj, për të më filmuar duke më fyer, ndërsa pija kafe me prindërit e mi. Mevlanin e njoh që në shkollë të mesme dhe më vjen keq që i duhet të japë shenja të tilla besnikërie ndaj partisë. Kritikën ndaj meje e pranoj, për sa kohë kam zgjedhur një detyrë publike. Por prindërit e mi të moshuar nuk e meritojnë të përfshihen në skena të tilla, sepse nuk janë pjesë e asnjë debati politik dhe nuk kanë asnjë përgjegjësi publike. Besoj fort që shtëpia dhe familja e çdo shqiptari duhet të mbeten të paprekshme, prandaj ky kufi nuk duhet kapërcyer”, thuhet në reagimin e Endri Shabanit. R.Xh/A.E/ReportTv.al endrit shabani Adriatik Lapaj shqiperia behet taulant balla andis salla avokati i popullit qeveria Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.9% Jo 41.8% Nuk e di 8.2% Vota total: 595 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?