Pesë personat e përfshirë në dosjen e tjetërsimit të tokës shtetërore në zonën e Povelçës janë paraqitur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ku do të njihen me verifikimin e masave të sigurisë të caktuara më herët nga gjykata. Në ambientet e gjykatës kanë mbërritur Arben Voja, Dilaver Shyti, Fjorelo Bida, Arbina Jaupaj dhe Anila Haxhiu. Arben Voja është paraqitur pavarësisht problemeve shëndetësore. LEXO edhe...Fier/ Zbardhet skema e tjetërsimit të 44 mijë m² tokë shtetërore për park fotovoltaik, u shit për 88 mijë €! Drejtorit të spitalit i gjenden zarfe me para, përfn në urgjencë pas arrestimit Katër prej tyre ndodhen aktualisht nën masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa për Arbina Jaupajn është caktuar ndalimi i daljes jashtë shtetit dhe detyrimi për t'u paraqitur në policinë gjyqësore. Të dyshuarit do të dalin përpara trupit gjykues, të përbërë nga gjyqtari Noel Veizi, ndërsa çështja ndiqet nga prokurori Leonard Suçi. Ata dyshohen për veprat penale të mashtrimit, falsifikimit të dokumenteve, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të produkteve të veprës penale. Çështja lidhet me tjetërsimin e rreth 44 mijë metrave katrorë tokë shtetërore në Povelçë, e cila dyshohet se është kaluar në pronësi private me qëllim përdorimin e saj për ndërtimin e një parku fotovoltaik. A.C/ReportTv.al Anila Haxhiu Arbina Jaupaj Fjorelo Bida Dilaver Shyti Arben Voja Povelçë gjykata e fierit Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni? Të drejtë 70.5% Të gabuar 26.5% Nuk e di 3% Vota total: 2502 Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni?
