Një tjetër strukturë turistike është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm, këtë herë në Sarandë. Mesopotam Agrotourism Resort, në rrugën Sarandë–Syri i Kaltër, është shkrumbuar tërësisht. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë rreth orës 05:30 të mëngjesit të kësaj të diele, ndërsa nuk janë raportuar të lënduar. LEXO edhe...Hoteli i djegur në Vlorë, pamje nga ndërhyrja e zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit (VIDEO) Për momentin nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Pritet që hetimet dhe verifikimet në vendngjarje të përcaktojnë se çfarë ka shkaktuar flakët. Mesopotam Agrotourism konsiderohej një prej investimeve më të rëndësishme turistike të realizuara vitet e fundit në zonën e Mesopotamit. Resorti ishte ndërtuar rreth tre vite më parë dhe ishte kthyer në një pikë të njohur përgjatë rrugës që lidh Sarandën me Syrin e Kaltër. Lajm në përditësim... P.J/ReportTv.al zjarr Vlore sarande Mesopotam Agrotourism Resort Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.9% Shoqëria 24.6% Social media 16.6% Vota total: 1009 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
