Lajme Zone
Tiranë/I vuri flakën banesës së prindërve të bashkëjetueses në Shkozë, arrestohet 35-vjeçari! Dy të moshuarit humbën jetën në spital (EMRAT+VIDEO)
KulturëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Tiranë/I vuri flakën banesës së prindërve të bashkëjetueses në Shkozë, arrestohet 35-vjeçari! Dy të moshuarit humbën jetën në spital (EMRAT+VIDEO)

Nga zjarri që përfshiu banesat sociale gjatë natës u evakuuan edhe banorët e tjerë. Fillimisht u raportua për një zjarr aksidental, por hetimet zbuluan se ishte zjarrvënie e qëllimshme.

Zjarri që përfshiu gjatë natës një apartament në pallatin e banesave sociale në Shkozë, ku humbën jetën dy të moshuar, rezulton të ketë qenë i qëllimshëm. Pas hetimeve të para, Policia ka arrestuar 35-vjeçarin Astrit Idrizi, i cili dyshohet se i vuri flakën banesës së prindërve të gruas me të cilën bashkëjetonte Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 në rrugën "Ali Shefqeti", ku flakët përfshinë një apartament në kompleksin e banesave sociale. Fillimisht u raportua për një zjarr që kishte shkaktuar panik mes banorëve, por hetimet e kryera nga ekspertët kriminalistë dhe specialistët e zjarrvënieve zbuluan se bëhej fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Policia dyshon që është pikërisht 35 vjeçari Idrizi ai që i vuri zjarrin banesës ku jetonin Ismete Ziu., 65 vjeçe, dhe Agim Ziu., 68 vjeç, prindërit e gruas me të cilën bashkëjetonte. LEXO EDHE:Protestuesit e maskuar hedhin fishekzjarre drejt policisë dhe Ministrisë! Godasin me gurë edhe autobotin Flakët krijuan momente paniku edhe për banorët e tjerë të pallatit. Dy persona, njëri prej tyre i mitur, tentuan të hidhen nga dritarja për t'i shpëtuar zjarrit, ndërsa zjarrfikësit ndërhynë për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e banorëve. Në pamjet e siguruara nga Report Tv shihet edhe momenti kur një zjarrfikës shpëton një vajzë që kishte dalë në dritare, ndërsa qytetarët e mbledhur jashtë pallatit e duartrokasin. Të moshuarit u nxorën nga banesa dhe u dërguan në spital, por nuk arritën t'u mbijetonin plagëve të marra. Policia bëri të mundur arrestimin e 35-vjeçarit menjëherë pas ngjarjes. Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/U.D/Shqiptarja.com TAG: Agim Ziu Ismete Ziu Astrit Idrizi shkozet zjarr Tirane banesa sociale Komente Komento Sondazhi i ditës:

13 Tetor, 19:28

A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit? Po 21% Jo 76.4% Disi 2.7% Vota total: 1618 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 13 Tetor, 19:28 A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit?