Lajme Zone
Tiranë/ Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, dy të plagosur! Gjendet automjeti i braktisur nga autorët (EMRAT)
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Tiranë/ Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, dy të plagosur! Gjendet automjeti i braktisur nga autorët (EMRAT)

Dy të plagosurit kanë plagë në këmbë. Policia ka gjetur mjetin e autorëve të braktisur pak metra larg vendit të ngjarjes. Të plagosurit në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë po kqyren kamerat e zonës për të identifikuar autorin ose autorët.

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur pak më parë në Tiranë, te fusha e sportit në Laprakë. Të plagosur kanë mbetur Bledar Dauti, 39 vjeç dhe Dashamir Tahiri, 35 vjeç të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Të dy kanë plagë në këmbë dhe pritet të merren në pyetje në lidhje me zbardhjen e dinamikës, motivit të ngjarjes. LEXO edhe...Përplasje mes protestuesve dhe efektivëve para Parlamentit, FNSH i bashkohet ‘Shqiponjave’! Disa të shoqëruar! Trafik i rënduar ‘në zemër’ të kryeqytetit (VIDEO) Policia ka gjetur mjetin e autorëve të braktisur pak metra larg vendit të ngjarjes. Ndërkohë që po këqyren kamerat e zonës për të identifikuar autorin ose autorët. Njoftimi i policisë: Më datë 08.09.2026, rreth orës 21:20, janë paraqitur në spital, të dyshuar të plagosur me armë zjarri shtetasit B. D., rreth 39 vjeç, dhe D. T., rreth 35 vjeç, jashtë rrezikut për jetën . Nga informacionet paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e “Fushës”, në Laprakë. Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve. Lajm në përditësim... P.J/ReportTv.al Tirane plagosje me arme zjarri Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.7% Magjistratëve 15.3% Nuk e di 6% Vota total: 2082 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?