Lajme Zone
Presidenti Begaj: Kuvendi të jetë institucioni ku qytetarët shohin se vendimmarrja sjell zgjidhje konkrete
PolitikëPamfleti

Presidenti Begaj: Kuvendi të jetë institucioni ku qytetarët shohin se vendimmarrja sjell zgjidhje konkrete

Në mesazhin drejtuar Kuvendit, Presidenti Bajram Begaj kërkoi që dallimet mes forcave politike të trajtohen përmes debatit dhe argumenteve, ndërsa theksoi se qytetarët kanë pritshmëri të larta për cilësinë e debatit parlamentar, ligjbërjen dhe nivelin e përfaqësimit.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj Një demokraci e konsoliduar nuk përcaktohet nga mungesa e dallimeve. Përkundrazi, ajo dallohet nga mënyra se si i përballon ato. Dallimet politike bashkëjetojnë me demokracisë dhe Kuvendi është vendi ku ato duhet të shprehen, të debatohen dhe të përballen meargumente. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u është drejtuar deputetëve me një mesazh në nisje të sesionit të ri parlamentar, duke vënë theksin te dialogu politik, forcimi i institucioneve, integrimi evropian dhe konsolidimi i reformës në drejtësi. Kreu i Shtetit u ndal gjithashtu te protestat paqësore dhe liria e shprehjes, të cilat i cilësoi pjesë të natyrshme të jetës demokratike.

Në mesazhin drejtuar Kuvendit, Presidenti Bajram Begaj kërkoi që dallimet mes forcave politike të trajtohen përmes debatit dhe argumenteve, ndërsa theksoi se qytetarët kanë pritshmëri të larta për cilësinë e debatit parlamentar, ligjbërjen dhe nivelin e përfaqësimit.

Kreu i Shtetit nënvizoi se interesat afatgjata të vendit kërkojnë një vizion që shkon përtej ndarjeve politike të ditës. Mes çështjeve që, sipas tij, kërkojnë përgjegjësi nga të gjitha forcat politike, Begaj renditi sigurinë kombëtare, shtetin e së drejtës, zhvillimin ekonomik, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zgjedhjet, reformën territoriale dhe integrimin evropian.

Një pjesë të veçantë të mesazhit Presidenti ia kushtoi reformës në drejtësi. Ai i cilësoi rezultatet e SPAK-ut si një nga arritjet më të rëndësishme të saj, ndërsa kërkoi një sistem drejtësie të pavarur, të paanshëm dhe me standarde evropiane.

Begaj theksoi gjithashtu rëndësinë e partneritetit strategjik të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, ndërsa e cilësoi rrugëtimin drejt BE-së një projekt kombëtar që kërkon bashkëpunim dhe përgjegjësi të përbashkët.

Mesazhi i plotë i Presidentit Bajram Begaj:

Në nisje të këtij sesioni të ri parlamentar, ju uroj punë të mbarë dhe suksese në përmbushjen epërgjegjësive ndaj vendit dheqytetarëve!

Hapja e një sesioni të ri parlamentar është një moment për të reflektuar mbi rezultatet, për tëidentifikuar sfidat prioritare dhe për të programuar në mënyrë më efektive einstitucionale punën e ardhshme.

Shqipëria është sot një vend me ambicie të mëdha dhe me një shoqëri që merr pjesë gjithnjë e më shumë në jetën publike. Qytetarët shprehen më hapur për pritshmëritë, shqetësimet dhekërkesat e tyre. Kjo është pjesë e vitalitetit të një shoqërie demokratike dhe një tregues se demokracia jonë vazhdon të zhvillohet.

Në këtë kuptim, protesta paqësore dhe shprehja e lirë e mendimeve janë pjesë e natyrshme e jetës demokratike. Jo gjithmonë do të kemi të njëjtat qëndrime dhe jo çdo kërkesëmund të gjejë të njëjtën përgjigje.

Është inkurajuese kur zëri i qytetarëve gjen hapësirë në debatin publik dhe merr vëmendjen einstitucioneve. Sfida jonë e përbashkët është që kjo energji qytetare dhe ky angazhim institucional të ushqejnë një dialog që forcon besimin dhe ndihmon në gjetjen e zgjidhjeve më të mira.

Të nderuar deputetë,

Një demokraci e konsoliduar nuk përcaktohet nga mungesa e dallimeve. Përkundrazi, ajo dallohet nga mënyra se si i përballon ato. Dallimet politike bashkëjetojnë me demokracisë dhe Kuvendi është vendi ku ato duhet të shprehen, të debatohen dhe të përballen meargumente.

Qytetarët kanë pritshmëri të larta ndaj Kuvendit për cilësinë e debatit, gjuhën politike,ligjbërjen dhe nivelin e përfaqësimit.

Kuvendi duhet të jetë institucioni ku qytetarët shohin se vendimmarrja parlamentare sjell zgjidhjekonkrete: një Kuvend përfaqësues, funksional dhe llogaridhënës.

Interesat afatgjata të Shqipërisë kërkojnë një vizion përtej ndarjeve të ditës.

Siguria kombëtare, shteti i së drejtës, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e qytetarëve, partneritetistrategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zgjedhjet dhe reforma territoriale, si dhe e ardhmja evropiane e vendit kërkojnë vazhdimësi dhe një ndjenjë përgjegjësie që i bashkon të gjitha forcat politike.

Të nderuar deputetë, Shqipëria ka bërë një zgjedhje të qartë strategjike për të ardhmen e saj. Rruga evropiane dhe orientimi ynë Euroatlantik janë pjesë e kësaj zgjedhjeje. Rrugëtimi evropian është një projekt kombëtar, një proces i thellë ndryshimi shoqëror që kërkon vazhdimësi, bashkëpunim dhe përgjegjësi të përbashkët.

Në këtë projekt, secili mund të japë kontributin që i takon. Kuvendi, duke ushtruar plotësishtfunksionin ligjvënës dhe mbikëqyrës; mazhoranca, duke i shndërruar angazhimet në rezultate; opozita, duke ofruar kontroll dhe alternativë; institucionet e pavarura, duke vepruar me profesionalizëm, transparencë, llogaridhënie dhe integritet; shoqëria civile, universitetet, media, sipërmarrja, rinia dhe Diaspora janë aktorë të domosdoshëm në këtë projekt.

Bashkimi Evropian nuk është vetëm një destinacion diplomatik apo një objektiv politik. Për qytetarët tanë, ai lidhet me besimin te reformat, me cilësinë e institucioneve dhe me sigurinë se ligji zbatohet për të gjithë.

Reformat që na ndihmojnë për të hyrë në Bashkimin Evropian janë reforma që e bëjnë Shqipërinë më demokratike, më të drejtë, më sociale, më funksionale dhe më krenare përqytetarët e saj.

Në këtë rrugëtim, konsolidimi i reformës në drejtësi mbetet një nga përgjegjësitë më tërëndësishme të shtetit shqiptar. Rezultatet e SPAK-ut janë një nga arritjet e saj më të rëndësishme. Reforma duhet të arrijë një drejtësi eficiente, me standardeevropiane dhe që ndihet në jetën e qytetarit. Një drejtësi e pavarur, e paanshme dhe me integritet është, para së gjithash, një garanci për qytetarin.

Të nderuar deputetë,

Shqipëria ka përpara saj objektiva të rëndësishme dhe shumë mundësi. Për t'i shfrytëzuar ato, kemi nevojë për bashkëpunim, angazhim, dialog, dhe për besimin se, edhe kur kemidallime, jemi në gjendje të punojmë së bashku për atë që është në interes tëvendit.

Mandatet dhe bindjet politike janë të ndryshme, por përgjegjësia ndaj Shqipërisë është e përbashkët.

Uroj që ky sesion parlamentar të jetë një periudhë bashkëpunimi në shërbim të Shqipërisë dhe tëgjithë qytetarëve të saj: një sesion që afron Shqipërinë me Bashkimin Evropian,që forcon institucionet, që forcon besimin e qytetarëve te politika dhe shteti!

Ju uroj punë të mbarë dhe suksese!presidenti begaj Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Skandali me Bankers, Braçe: 20 vjet pa paguar asnjë qindarkë tatim-fitim 8 Shtator 2026, 14:5914:59Politike “Afera KAYO”, Luçiano Boçi: Përgjimi i publikuar nga Ahmetaj duhet të kishte shkaktuar valë arrestimesh nga SPAK 8 Shtator 2026, 14:5114:51Politike Rama në Forumin e Inovacionit: Jemi vulnerabël në sektorin privat, duhet të marrin masa para se të ketë sulme kibernetike! 8 Shtator 2026, 14:2114:21Politike Konferenca e Kryetarëve, Gjekmarkaj ironizon PS: Ligjet tuaja janë “Besa e Gysit” dhe “Prania besnike” e Ron Yeffet 8 Shtator 2026, 12:4112:41Politike Ngërçi me pagat e magjistratëve, Balla: Do shqyrtohet në datë 17 shtator, kompetencat i ka Kuvendi! 8 Shtator 2026, 12:3912:39Politike Integrimi dhe reformat, Tabaku thirrje mazhorancës: Hiqni dorë nga nismat e njëanshme 8 Shtator 2026, 12:0512:05Politike