Kryepolici Skënder Hita është shfaqur i pakënaqur gjatë një takimi me policinë vendore të Shkodrës, drejtori të cilën e drejtoi për një periudhë pothuajse 4 mujore në vitin 2021. Pakënaqësitë e Hitës lidhen që nga zbulueshmëria e vrasjeve duke vijuar me kriminalitetin, grupet kriminale, kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, trafikun rrugor si dhe deri tek sigurinë në shkolla duke qenë se jemi para fillimit të sezonit të ri shkollor. LEXO edhe...Policia kontrolle ndaj makinave luksoze në Tiranë, verifikohet origjina e mjeteve dhe burimi i pasurisë (VIDEO) Kreu i Policisë së Shtetit ka kërkuar rezultate më të larta nga policia e Shkodrës si dhe një efektshmëri më të mëdha në goditjen e grupeve kriminale si dhe zbulimin e krimeve të ndodhura, veçanërisht vrasjeve si dhe kultivimit të drogës duke qenë se Shkodra vijon të jetë një qark problematik. Kjo mbledhje përkoi në të njëjtën ditë kur në Shkodër ndodhi një ngjarje e rëndë, vrasja e shtetasit Ylber Luli nga Andri Vulaj që policia e arrestoi menjëherë pas këtij krimi. P.J/ReportTv.al Skënder Hita Policia e Shkodrës policia e shtetit Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.9% Magjistratëve 15.9% Nuk e di 6.2% Vota total: 1746 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

