Dy persona në kërkim ndërkombëtar nga Italia e Kosova janë arrestuar në Tiranë e Rinas. 47-vjeçari Ervin Dakoli është arrestuar në Tiranë pasi gjykata e Bolonjës, në maj të këtij viti ka lëshuar urdhër arrest pasi akuzohet si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë. Në 2020, Dakoli ka kryer veprime të ndryshme nga blerja te mbajtja e sasive të marijuanës, hashashit dhe kokainës, të trafikuara në Itali me qëllimin për t’u shitur. LEXO edhe...Itali/ Hiri i vullkanit Etna paralizon aeroportin e Katanias për të dytën ditë radhazi, pezullohen të gjitha fluturimet deri në mesnatë Në Rinas u arrestua Hamdi Krasniqi, një 38-vjeçar nga Kosova pasi është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg në 2022 nga Apeli i Pejës për falsifikimin e 15 mijë dollarëve (në 2021). Të dy të arrestuarit do të ekstradohen në vendet përkatëse. Njoftimi i policisë: Policia e Shtetit/Vijon operacioni ndërkombëtar i koduar “The Wanted”. Ndalohen në Tiranë dhe në Rinas 2 shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të autoriteteve të drejtësisë në Itali dhe Kosovë. Në vijim të bashkëpunimit operacional dhe informativ me homologët, të koordinuar nga Drejtoria e Interpolit, me qëllim lokalizimin, ndalimin dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, në Tiranë dhe në Rinas u ndaluan 2 shtetas: -Specialistët e Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në Departamentin për Policinë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Tiranë, kapën dhe arrestuan, me qëllim ekstradimi në Itali, shtetasin E. D., 47 vjeç, lindur në Kavajë. Gjykata e Bolonjës, në muajin maj 2026, ka lëshuar urdhër arresti për pjesëmarrje në bashkëpunim kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike. Ky shtetas akuzohet se, gjatë vitit 2020, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka organizuar dhe ka kryer blerjen, transportimin, importimin, magazinimin paraprak dhe mbajtjen e sasive të mëdha të lëndëve narkotike (marijuanë, hashash dhe kokainë), të trafikuara në Itali, me qëllim shitjen. -U arrestua në Rinas, me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasi kosovar H. K., 38 vjeç. Gjykata e Apelit e Pejës, në vitin 2022, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për falsifikim të kartëmonedhave. Shtetasi H. K., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka tentuar të hedhë në treg, në Pejë, rreth 15 000 dollarë falsë, gjatë vitit 2021. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Romë dhe në Kosovë, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë P.J/ReportTv.al itali kosove hamdi krasniqi ervin dakoli rinas Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.9% Jo 38.8% Disi 6.4% Vota total: 1117 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?
