Policia Rrugore e Shkodrës ka shtuar kontrollet në të gjitha akset e qarkut, ndërsa vetëm gjatë një jave ka vendosur 916 gjoba për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit. Gjatë kontrolleve janë arrestuar në flagrancë 2 persona dhe ka vënë nën hetim 13 të tjerë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. LEXO edhe...Trafikonin drogë me grupin e Rrajave, GJKKO lë në qeli Bledar Cafin! Urdhërarrest për Endrit Doklen, i shpëtoi sërish prangosjes Nga 916 masat e vendosura, 357 kanë qenë për parkim ose qëndrim të gabuar, ndërsa 172 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për tejkalim të normave të shpejtësisë. Policia ka vendosur 31 masa për parakalime të gabuara, 8 për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit, 19 për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe 60 për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse. Gjashtë masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, 8 për mosdhënie përparësie këmbësorëve dhe 2 për qarkullim me xhama të errësuar. Ndërkohë, 253 masa të tjera janë vendosur për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Policia Rrugore njofton se kontrollet do të vijojnë në akset urbane, interurbane dhe rurale të qarkut, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe evidentimin e shkeljeve. Policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit, ndërsa fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo shkelje që konstatojnë. U.D/ReportTv.al Shkoder policia rrugore Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 55.3% Jo 38.3% Disi 6.4% Vota total: 1197 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?

