Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Rrugorja e Shkodrës në aksion/ 2 shoferë të arrestuar dhe 13 të proceduar në një javë, ‘lumë’ gjobash


Rrugorja e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset e qarkut, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit.

Rrugorja e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset e qarkut, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit. Gjatë një jave monitorime, efektivët kanë arrestuar në flagrancë 2 persona dhe kanë proceduar penalisht 13 të tjerë për drejtim të parregullt të automjeteve. Në të njëjtën periudhë janë vendosur 916 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Mes shkeljeve të konstatuara janë 172 raste për tejkalim të shpejtësisë, 357 për parkim ose qëndrim të gabuar, 31 për parakalime të gabuara dhe 8 për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit. Policia Rrugore njofton se kontrollet do të vijojnë në akset urbane, interurbane dhe rurale, ndërsa u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit. Njoftimi i policisë Policia Rrugore e Shkodrës/Monitorim intensiv në të gjitha akset e qarkut, për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut. Ndër fokuset e punës së Policisë Rrugore të Shkodrës janë evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, kryejnë parakalime të gabuara, tejkalojnë normat e shpejtësisë, përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, nuk vendosin rripin e sigurimit apo kaskën mbrojtëse, si dhe kryejnë shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të ushtruara gjatë një jave, janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe janë proceduar penalisht 13 shtetas të tjerë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 916 masa administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:

31 masa për parakalime të gabuara;

172 masa për tejkalim të normave të shpejtësisë;

8 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike;

19 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

6 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;

60 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

2 masa për qarkullim me xhama të errësuar;

8 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve;

357 masa për parkim ose qëndrim të gabuar;

253 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet e Policisë Rrugore të Shkodrës do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin e shkeljeve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore. Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: policia rrugore Shkoder