Lajme Zone
Tiranë/ Me thika, kaçavida dhe maska, të miturit lënë ‘takim’ sqarues në Kombinat! Nis hetimi për 28 adoleshentët
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Tiranë/ Me thika, kaçavida dhe maska, të miturit lënë ‘takim’ sqarues në Kombinat! Nis hetimi për 28 adoleshentët

Disa të mitur në Tiranë janë vendosur nën hetim nga blutë e kryeqytetit pas një sherri të mundshëm mes tyre në zonën e Kombinatit. Gjatë kontrollit fizik u gjetën maska, thika e kaçavida.

Tiranë - Një sherr i mundshëm mes disa të miturve (13-17 vjeç) është parandaluar këtë të mërkurë nga blutë e kryeqytetit në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Sipas informacioneve të miturit të ndarë në grupe dyshohet se do të konfliktoheshin me njëri-tjetrin në zonën e Kombinatit, rruga “Llambi Bonata”. Gjatë kotrollit fizik disa prej tyre iu gjetën armë të ftohta (thika), kaçavida, si dhe disa maska, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. LEXO EDHE:Nga ‘G Class’ te ‘AMG’, sekuestrohen në Tiranë makina luksi me vlerë 450 mijë euro! Në kërkim 2 të rinjtë, 3 nën hetim (VIDEO) Ndërkohë pas marrjes në pyetje në prani të prindëve dhe psikologëve, policia ka nisur hetimet për 28 të rinjtë. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. "Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së informacionit në rrugë operative se disa grupe të miturish do të konfliktoheshin me njëri-tjetrin, në Kombinat, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë ndërhyrë për parandalimin e konfliktit. Në bazë të informacionit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën “Llambi Bonata”, disa të mitur të ndarë në grupe, të cilët dyshohet se do të konfliktoheshin me njëri-tjetrin. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe i kanë shoqëruar të miturit, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6. Gjatë kontrollit fizik, disa prej tyre iu gjetën armë të ftohta (thika), kaçavida, si dhe disa maska, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Veprimet procedurale me të miturit u kryen në prani të prindërve dhe psikologëve dhe pas komunikimit me prokurorin, nisi procedimi në gjendje të lirë për 28 shtetas të mitur, të moshave 13-17 vjeç", njoftoi sot policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: Tirane sherr mes te rinjve Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Gusht, 13:45

Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.9% Shoqëria 26.7% Social media 16.4% Vota total: 3882 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?