Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Tiranë/ Lëvizte me armë në taksi, arrestohet 30-vjeçari, në pranga edhe pasagjeri


Një 30-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi lëvizte i armatosur me pistoletë në një taksi. Operacioni i koduar “Taksimetri” u finalizua nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në rrugën “Sami Frashëri”.

Një 30-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi lëvizte i armatosur me pistoletë në një taksi. Operacioni i koduar “Taksimetri” u finalizua nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në rrugën “Sami Frashëri”.

Në pranga ranë shtetasit P. Sh., 30 vjeç, dhe R. H., 25 vjeç, të dy banues në Thumanë. Sipas Policisë, 30-vjeçari dyshohet se kishte udhëtuar i armatosur nga Kruja drejt Tiranës.

Gjatë kontrollit fizik të tij, efektivët gjetën një armë zjarri pistoletë me 15 fishekë, të cilën e posedonte pa leje. Në të njëjtin mjet udhëtonte edhe 25-vjeçari, i cili, sipas Policisë, nuk kishte kallëzuar krimin. Gjatë shoqërimit dhe kryerjes së veprimeve procedurale, të dy të arrestuarit kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, si dhe kanë dëmtuar ambientet e dhomës së shoqërimit në komisariat.

Sipas Policisë, të dy shtetasit kanë precedentë penalë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet policiaTiranë