Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Tiranë/ Hapësirat e pashfrytëzuara në shërbim të komunitetit! Nga shkurret në kënd lojërash, banorët kërkojnë investime


Banorët kërkojnë transformimin e hapësirave të pashfrytëzuara në Tiranë. Në njësinë administrative 5, pas ankesës zyrtare të qytetarëve, pritet të ndërtohet një kënd lojërash. Aktualisht po punohet për të përmirësuar ambientet publike në 3 zona të ndryshme të kryeqytetit.

Deri pak ditë më parë, zona pas shkollës 9-vjeçare Vasil Shanto në njësinë administrative nr.5 në Tiranë ka qenë e mbuluar nga shkurret. Por banorët janë organizuar dhe i janë drejtuar me një kërkesë zyrtare njësisë administrative për ta transformuar. Gjithçka tashmë është pastruar dhe kjo hapësirë pritet të kthehet në një kënd lojërash dhe stola pushimi. LEXO edhe...Bjorn Runa: Protesta duhet të shqetësohet më shumë nga ardhja e diasporës sesa nga pengimi i saj “Tani është për një pjesë që për ne ka më tepër rëndësi për fëmijët. Kështu që shpresojmë që të jetë një investim jo i domosdoshëm, por shumë frytdhënës edhe për hapësirën që do t'ju ofrohet banorëve të moshave të tjera, por kryesisht për fëmijët. Me kërkesën e banorëve është bashkarisht, them është realizuar një ide shumë e mirë. Në tërë këtë zonë nuk ka asnjë kënd lojërash. Për më tepër kaq të organizuar”, tha një qytetar. “Kam mendim të bëhen sa më shumë investime edhe rrofshit që po i bëni, mendoni dhe për moshat tona dhe për fëmijët. Jo, këtu s'ka te lagjia jonë. Edhe ishte e domosdoshme. Është patjetër. Ishalla të bëhet dhe të mbahet”, tha një tjetër qytetar. Njësoj si në këtë rast, edhe banorë të zonave të tjera të kryeqytetit mund t’i drejtohen njësisë administrative dhe të kërkojnë transformimin e atyre zonave në hapësira të dobishme për komunitetin. Sipas Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, aktualisht po punohet në 3 njësi, pas kërkesave të vetë banorëve. “Është njësia numër 5 këtu ku jemi. Po punohet njëkohësisht në njësinë numër 3 dhe në njësinë numër 7. Edhe atje në bazë të kërkesës që kanë bërë banorët e zonave janë administruar kërkesat tek njësitë administrative dhe ato na janë përcjellë ne”, tha Albi Lushi, shefi i projektimit dhe supervizimit teknik ne APR. Megjithatë, jo çdo hapësirë mund të transformohet. “Është shumë e rëndësishme që të jetë statusi i tokës të shtetit dhe në bazë të kësaj pastaj ne marrim të gjithë procedurat e nevojshme për të ndërhyrë dhe për të transformuar hapësirën në të cilën kërkohet bëhet kërkesa”, tha Albi Lushi, shefi i projektimit dhe supervizimit teknik ne APR. Ndërkohë, Bashkia e Tiranës ka një tjetër shërbim për qytetarët. Mobilet e vjetëruara të shtëpisë nuk duhet të përfjnë në koshat e zakonshëm të mbetjeve. Qytetarët që duan t’i largojnë nga banesa, mund të kontaktojnë në numrin e publikuar nga bashkia. Më pas, punonjësit e shërbimit shkojnë në banesë dhe i marrin, duke shmangur hedhjen e tyre në hapësirat publike. R.Xh/ReportTv.al Tirane vasil shanto bashkia tirane albi lushi hapesirat publike investime transformim Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78% Magjistratëve 15.9% Nuk e di 6.1% Vota total: 6002 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?