Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Tiranë/ Grabitet me armë zjarri banka te Komuna e Parisit, autori i maskuar kërcënoi arkëtaren, mori paratë dhe u largua me monopatinë (VIDEO)


Autori i dyshuar ka hyrë brenda bankës i maskuar, me fytyrën të mbuluar me shall, i ka vënë armën mbi kokë arkëtares, duke i marrë paratë që gjendeshin atje dhe është larguar me monopatinë.

Një bankë e nivelit të dytë në Kompleksin Kika, në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë është grabitur sot me armë zjarri. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se autori i dyshuar ka hyrë brenda bankës i maskuar, me fytyrën të mbuluar me shall, i ka vënë armën mbi kokë arkëtares, duke i marrë paratë që gjendeshin atje. LEXO edhe...Studentët rikthehen në auditorë në Tiranë, Korçë e Elbasan, pedagogët u kërkuan të ndërpresin bojkotin! Thirrje për protestë te Politekniku (VIDEO) Te dera, sapo ka hyrë i ka drejtuar armën rojes së bankës për ta bllokuar që mos të bëj lëvizje dhe pasi ka marrë paratë dhe ka dalë jashtë, ka marrë monopatinën dhe është nisur drejt stadiumit Dinamo. Ndërkohë forca të shumta policie janë pozicionuar në vendin e ngjarjes, ndërkohë që vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit të grabitjes. Njoftimi i Policisë: Tiranë/Informacion paraprak-Rreth orës 10:45, në zonën e Komunës së Parisit, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke të nivelit të dytë dhe, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë, dyshohet se ka marrë një shumë parash. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit. R.Xh/ReportTv.al bankat grabitje grabitje me arme Tirane policia Komento Komente Erik: 02/11/2026 10:53 Eshte i kapur, s'ka ku fshihet, ndonje budall i rradhes. Përgjigju Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50% Jo 42% Nuk e di 8% Vota total: 648 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?