Procesi i vaksinimit kundër gripit sezonal mbetet një nga masat më të rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit, veçanërisht për kategoritë më të rrezikuara nga ndërlikimet e gripit. Në Vlorë, vaksinimi ka nisur më 5 tetor dhe do të vijojë të paktën deri në fund të muajit mars. Shefi i Epidemiologjisë në Vlorë, Agron Bashllari, konfirmon se këtë vit kanë mbërritur 18 mijë e 500 doza vaksine, një shifër e përafërt me atë të vitit të kaluar. LEXO edhe...Përfjnë punimet në hidrovorin e Orikumit, ministri Salla inspekton investimin: Përmirësohet mbrojtja nga përmbytjet për 460 hektarë tokë bujqësore (VIDEO) Megjithatë, sasia e dozave mund të rritet në varësi të kërkesave. Vaksinimi ka nisur fillimisht për personelin shëndetësor, ndërsa më pas është shtrirë edhe te kategoritë e tjera, me përparësi personat që vuajnë nga sëmundje kronike. Deri më tani, në Vlorë janë kryer rreth 7 mijë e 922 doza vaksine, ose afërsisht 42% e sasisë totale të disponueshme. Pjesa më e madhe e vaksinimeve u përket personave që vuajnë nga sëmundjet kronike. Konkretisht, rreth 4 mijë e 277 doza janë kryer te personat me sëmundje kardiovaskulare, ndërsa 1 mijë e 210 doza u përkasin personave me diabet. Vaksinimi ka përfshirë edhe individë me patologji të tjera, si dhe persona të shëndetshëm, për të cilët janë kryer rreth 1 mijë e 868 doza. Muajt e dimrit konsiderohen periudha me rrezikun më të lartë për përhapjen e gripit sezonal. Sipas specialistëve, numri i rasteve pritet të arrijë kulmin gjatë muajve dhjetor dhe janar, për t'u ulur gradualisht në muajin mars. Për këtë arsye, ekspertët e shëndetit publik rekomandojnë që vaksinimi të kryhet sa më herët, pasi organizmit i nevojiten rreth dy javë për të krijuar mbrojtjen e nevojshme pas marrjes së vaksinës. Procesi i vaksinimit kundër gripit sezonal vijon në Vlorë, ku deri më tani është administruar rreth 42% e dozave të mbërritura. Synimi është mbrojtja e popullatës, veçanërisht e personave më të rrezikuar, si dhe parandalimi i formave të rënda të sëmundjes dhe i shtrimeve të mundshme në spital gjatë muajve të dimrit. U.D/ReportTv.al Vlore vaksinimi gripi sezonal Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.1% Jo 41.7% Nuk e di 8.3% Vota total: 653 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?

