Lajme Zone
Grabitet me armë zjarri Raiffeisen Bank te Komuna e Parisit, autori i maskuar largohet nga vendngjarja
Të tjeraPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Grabitet me armë zjarri Raiffeisen Bank te Komuna e Parisit, autori i maskuar largohet nga vendngjarja

Sipas informacioneve paraprake, një person i maskuar dhe i armatosur ka hyrë në ambientet e Raiffeisen Bank, ku ka kërcënuar punonjësit me armë zjarri.

Grabitja e bankës së nivelit të dytë ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, në zonën e njohur si kompleksi 'Kika'. Grabitet me armë zjarri banka te Komuna e Parisit në Tiranë Një grabitje me armë zjarri është regjistruar këtë të hënë në një bankë të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, një person i maskuar dhe i armatosur ka hyrë në ambientet e Raiffeisen Bank, ku ka kërcënuar punonjësit me armë zjarri.

Autori dyshohet se ka arritur të marrë një shumë parash dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Ende nuk ka informacion të saktë mbi shumën e grabitur apo identitetin e autorit. "Rreth orës 10:45, në zonën e Komunës së Parisit, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke të nivelit të dytë dhe, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë, dyshohet se ka marrë një shumë parash.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit.", njofton policia. Nga dëshmitë paraprake autori ka hyrë i maskuar me një pjesë si tip shalli. Ai i ka vënë armën në kokë arkëtares, duke i marrë lekët.

Tek dera i ka drejtuar armën edhe rojës së bankës që të mos lëvizje. Më pas, ka dalë jashtë dhe ka ikur me një monopatinë drejt stadiumit Dinamo.

Grabitja e fundit në zonën e Komunës së Parisit rikthen në vëmendje efektivitetin e masave të sigurisë në institucionet bankare, në një kohë kur Banka e Shqipërisë ka përcaktuar standarde të rrepta për mbrojtjen e degëve bankare. Pavarësisht kuadrit rregullator të miratuar në vitin 2024, ngjarja ngre pikëpyetje mbi zbatimin konkret të këtyre detyrimeve dhe gatishmërinë e bankave për t'u përballur me situata të tilla.

Problematika lidhet kryesisht me diferencën mes masave të parashikuara në dokumentacion dhe funksionimit të tyre në praktikë. Në disa degë, hyrjet me dyer të zakonshme xhami nuk ofrojnë nivelet e nevojshme të kontrollit, kamerat e sigurisë nuk monitorohen domosdoshmërisht në kohë reale, ndërsa prania e rojeve fizike shpesh duket më shumë e orientuar drejt asistencës ndaj klientëve sesa drejt garantimit të sigurisë.grabitet me armë zjarri banka tiranë Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Përplasja për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Kushtetuesja shqyrton kërkesën më 2 dhjetor 2 Nëntor 2026, 10:4810:48Aktualitet “Smart City”, kamerat në shkolla u shoqëruan me narrativa për kontrollin e fëmijëve nga rrjetet kriminale 2 Nëntor 2026, 10:3610:36Aktualitet Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, reagon Komiteti i Helsinkit: Telefonatat e bllokuara dhe urdhri i klasifikuar 2 Nëntor 2026, 10:1610:16Aktualitet Nga 23 gradë në temperatura nën zero, meteorologia: Moti merr kthesë të fortë gjatë javës 2 Nëntor 2026, 09:0309:03Aktualitet KLSH: 41% e investimeve në 2025 u kryen në dhjetor, pagesa 250 milionë euro për muajt e mëparshëm 2 Nëntor 2026, 07:3907:39Aktualitet “Pala jugosllave më në krye kolonelin Branko, morën Irfan Beun dhe Derrallën, për t’iu kërkuar…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s 2 Nëntor 2026, 07:2307:23Aktualitet