Lajme Zone
Tiranë/ Dha alarm fals për bombë në shkollën ‘Edit Durham’, arrestohet autori! I shoqëruar disa herë për thirrje për dhunë në protesta
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Tiranë/ Dha alarm fals për bombë në shkollën ‘Edit Durham’, arrestohet autori! I shoqëruar disa herë për thirrje për dhunë në protesta

Një telefonatë anonime për bombë në shkollën “Edit Durham” alarmoi Policinë e Tiranës, por pas kontrolleve rezultoi se alarmi ishte i rremë. Policia gjurmoi telefonatën dhe arrestoi Edmond Jataganin, i cili rezulton i shoqëruar edhe më herët lidhur me akte dhe thirrje për dhunë gjatë protestave.

Një telefonatë anonime ka alarmuar policinë e Tiranës në lidhje me një bombë të vendosur në shkollën "Edit Durham". Menjëherë policia është mobilizuar dhe ka nisur kontrollet ku u vërtetua se nuk kishte asnjë lëndë plasëse dhe telefonata rezultoi alarm i rremë. Blutë e Tiranës kanë gjurmuar numrin e denoncuesit dhe u zbulua se pas telefonatës ishte Edmond Jatagani. Ai është arrestuar nga policia dhe shërbimet e Antiterrorit. Jatagani rezulton i shoqëruar disa herë nga policia në lidhje me aktet dhe thirrjet për dhunë gjatë protestave. LEXO EDHE:Trafiku i rënduar në Tiranë, Report Tv sjell pamjet me dron nga Unaza e Madhe! Radhë kilometrike mjetesh -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Lajmi në përditësim.... SI.E./Shqiptarja.com TAG: Tirane Alarm per bombe Edmond Jatagani Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.7 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Mondi: 14/09/2026 10:36 Sot e kapet, neser e leshoni. Ndaj edhe bejne keshtu keta kellirat Përgjigju shpata: 14/09/2026 10:32 nje njeri qe kercenon femijet dhe iu krijon stres qe diten e pare te shkolles do kalb brenda... por...mos u shqetesoni se e liron gjykatesi se nuk ka marre ngritje rroge... Përgjigju Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.4% Magjistratëve 15.6% Nuk e di 6% Vota total: 7572 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?