TIRANË- Të tjera gjoba për protestuesit që bllokuan rrugët e Tiranës. Policia ka ndëshkuar me nga 5 mijë lekë të rinj, 36 pjesëmarrës në protestën e së martës, të cilët penguan qarkullimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugën e Durrësit. Blutë thonë, se pavarësisht thirrjeve të përsëritura përmes megafonit, për lirimin e rrugës, protestuesit nuk janë bindur dhe kanë vijuar të qëndrojnë aty. "Masat administrative janë vendosur pasi, gjatë tubimit të zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugën e Durrësit, këta shtetas kanë bllokuar rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit, për lirimin e rrugës, nuk u janë bindur këtyre thirrjeve. Për secilin është vendosur masa e gjobës në vlerën 5 000 lekë", njoftoi sot policia. LEXO EDHE:Ndihmoi Ergys Agasin dhe i dha sekrete shtetërore, Apeli i GJKKO lë në arrest shtëpie ish kreun e SHISH, Vlora Hysenin Report Tv ka siguruar një prej procesverbaleve të gjobave të vendosura për protestën e 3 nëntorit. Në argumentimin e punonjësit të policisë thuhet se protestuesja e gjobitur, së bashku me persona të tjerë, kishte bllokuar rrugën dhe kishte refuzuar thirrjen për ta liruar atë. "Më datë 03.11.2026 në vendin e quajtur bulevardi "Dëshmorët e Kombit", përpara Kryeministrisë, disa shtetas, midis tyre edhe shtetësja e lartpërmendur, ka kryer bllokimin e rruges automobilistike me pasojë pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit të cilëve u është bërë thirrje me megafon për lirimin e rrugës, thirrje e cila u refuzua", thuhet në procesverbal. Pas hyrjes në fuqi të Aktit Normativ në ligjin për tubimet, deri më tani janë gjobitur 48 persona. Në aktin Normativ të miratuar të mërkurën e 28 tetorit, parashikohen 9 kategori gjobash që nisin nga 5.000 deri në 500.000 lekë të rinj, në varësi të shkeljes, nga bllokimi i rrugës, fshehja e identitetit në protesta, deri te mosbindja ndaj urdhrit të policisë dhe je maskuar. Ligji gjithashtu përcakton se kur policia ka dyshime për dhunë, mund të ndalojë tubimet për 72 orë në një perimetër të caktuar. Qeveria ka krijuar edhe regjistrin e posaçëm me emrat e personave të përfshirë në akte te dhunshme gjatë manifestimeve publike. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 10:09 Protesta në Tiranë, Policia gjoba nga 5 mijë lekë të reja për ata që bllokojnë rrugën! Ja argumenti i përdorur nga efektivët Pas hyrjes në fuqi të Aktit Normativ në ligjin për tubimet, ditën e djeshme disa protestues janë gjobitur me nga 5 mijë lekë të reja për bllokim të rrugës, në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.“Më datë 03.11.2026 në vendin e quajtur bulevardi 'Dëshmorët e Kombit', përpara Kryeministrisë, disa shtetas, midis tyre edhe shtetasja e lartpërmendur, ka kryer bllokimin e rrugës automobilistike me pasojë pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit të cilëve u është bërë thirrje me megafon për lirimin e rrugës, thirrje e cila u refuzua”, thuhet në argumentin e efektivit të Policisë, të shkruar në fletën e gjobës ndaj një protestueseje.Ndërkohë edhe për protestën e datës 2 nëntor, u vendosën 16 gjoba për bllokim të qarkullimit rrugor, të cilat ishin edhe të parat e vendosura, pas hyrjes në fuqi të aktit normativ.Në protestën që vijon prej më shumë se 3 javësh tashmë, për ditë të tëra nuk u kursyen policët, institucionet, bizneset dhe prona publike.Pas sulmeve të vazhdueshme nga persona të maskuar me gurë e molotovë, kryeministri Rama prezantoi paketën anti-dhunë, e cila parashikon ashpërsimin e masave për protestuesit e dhunshëm, por edhe për qytetarët që bëhen pjesë e protestave të dhunshme. R.Xh/Shqiptarja.com Share Xh.K A.Hl Shqiptarja.com TAG: Tirane masat ndaj dhunuesve protestat kunder qeverise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Gjergji: 04/11/2026 12:55 Bravo.
Kjo eshte nje rruge e drejte.Askush nuk mund te pengoj levizjen e qytetareve e maqinave Përgjigju Sondazhi i ditës:
3 Nëntor, 11:50
Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 54.8% Veliajn 24.4% Asnjërin 20.8% Vota total: 438 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

