Hija e Edi Ramës / Nga përplasja me Erion Veliajn te akuzat e Arben Ahmetajt, ish-bashkëpunëtorët e kryeministrit flasin për kërcënime, hakmarrje dhe presion politik. A është frika nga rivalët burimi i konflikteve të reja brenda pushtetit? Edi Rama ka një marrëdhënie të veçantë me besnikërinë. E kërkon të pakushtëzuar nga të tjerët, ndërsa për vete rezervon të drejtën ta ndërpresë kur ia kërkon interesi. Në oborrin e tij politik, miqësia zgjat për aq kohë sa nuk i cenon pushtetin. Pastaj vjen radha e përjashtimit, poshtërimit dhe, siç pretendojnë tashmë disa prej ish-bashkëpunëtorëve të tij, edhe kërcënimeve.
Historia e Erion Veliajt po shndërrohet në dëshminë më tronditëse të kësaj mënyre qeverisjeje. Njeriu që Rama e promovoi për vite me radhë si një prej figurave kryesore të Partisë Socialiste, sot e akuzon se ka ndërhyrë për ta izoluar, për ta detyruar të dorëhiqet dhe për t'i imponuar një rrëfim politik.
Ironia është se Rama duket se i trembet pikërisht asaj që bëri vetë me Fatos Nanon: ambicies së një njeriu të rritur brenda partisë për t'i marrë kryetarit vendin dhe pushtetin. Nëse dikur ambicia e tij quhej rinovim, sot ambicia trajtohet si komplot.
Akuzat e Veliajt për vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, në paraburgim janë veçanërisht të rënda. Sipas kryebashkiakut, ministri i ka kërkuar të pranojë se ka organizuar dhe financuar protestën studentore “Flamingo”, të heqë dorë nga Bashkia e Tiranës dhe të ndërpresë bashkëpunimin me avokatin e tij. Veliaj pretendon se këto kërkesa u shoqëruan me kërcënime për pasoja të rënda penale. Gogu i ka mohuar akuzat, por ka pranuar që e ka takuar në burg kryetarin në detyrë të Bashkisë së Tiranës.
Nëse Veliaj thotë të vërtetën, kemi të bëjmë me një skandal që shkon përtej hakmarrjes politike. Një ministër i Drejtësisë ka shërbyer si korrier i presionit të kryeministrit ndaj një të paraburgosuri. Një praktikë që të kujton më shumë marrëdhëniet e një organizate mafioze me anëtarët e pabindur sesa funksionimin e një shteti.
Rama do të kishte edhe një interes të qartë politik për ta marrë atë deklaratë. Duke ia faturuar Veliajt protestën studentore, ai do të mund ta paraqiste revoltën kundër qeverisë si një komplot të brendshëm për marrjen e Partisë Socialiste. Korrupsioni, pakënaqësia dhe përgjegjësia qeverisëse do të shmangeshin nga debati, ndërsa në vend të tyre do të shfaqej armiku i përhershëm i çdo pushteti që ka frikë nga qytetarët: puçisti imagjinar.
Kjo logjikë të kujton përplasjen me Arben Ahmetajn. Edhe ish-zëvendëskryeministri, dikur ndër njerëzit më të besuar të Ramës, e akuzon sot për hakmarrje politike dhe kërcënime ndaj jetës. Ngjashmëria e akuzave meriton vëmendje: të dy ish-bashkëpunëtorët flasin për presion pasi dolën nga rrethi i besnikëve të kryeministrit.
Ndërkohë, një pjesë e ish-ministrave dhe zyrtarëve socialistë që kanë përfunduar përballë SPAK-ut nuk kanë zgjedhur përplasjen publike me Ramën. Ky kontrast ngre një pyetje politike: a e përcakton qëndrimin e kryeministrit ndaj ish-bashkëpunëtorëve përgjegjësia e tyre ligjore, apo gatishmëria për të mos sfiduar autoritetin e tij?
Edi Rama mund t'i mohojë të gjitha akuzat. Ka të drejtë ta bëjë. Megjithatë, ai nuk mund ta zëvendësojë sqarimin e tyre me propagandë, heshtje apo disiplinë partie. Pretendimet për ndërhyrje në paraburgim, presion ndaj avokatit dhe imponim deklaratash politike kërkojnë përgjigje konkrete.
Sepse nëse një kryeministër arrin deri aty sa t'i kërkojë një ish-miku të burgosur të pranojë një komplot për të shpëtuar pushtetin e tij, atëherë problemi nuk është më vetëm karakteri i kryeministrit. Problemi është pushteti që ai ushtron dhe frika se mund ta humbasë./Pamfletiedi rama frika e një sundimtari Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Afera në SPAK/ Rama ndryshoi rregullat e prokurimit ushtarak, TIMAK Defence mori kontratën 11 mln euro për antidronët 3 Nëntor 2026, 20:0820:08Dosja e zezë Pazari 5-miliardë i naftës: Rama përgatit kalimin e “Bankers” te izraelitët e “Delek” 3 Nëntor 2026, 13:3913:39Dosja e zezë “Mazhordomi” i Mirela Kumbaros hap rrugën e privatizimit të 50 monumenteve natyrore, Sofjan Jaupaj mbulon batërdinë e guroreve 2 Nëntor 2026, 16:1616:16Dosja e zezë Mafia e call center-ave që i mbijetoi çdo hetimi, rrjeti i pastrimit të parave të Forex-it nga Flladi Malaj e Florjan Sula 1 Nëntor 2026, 18:4518:45Dosja e zezë Mashtrim me call center, Bitcoin mining dhe dosja e miliona euro-ve nga Qipro, çfarë aktiviteti zhvillojnë vëllezërit Alban dhe Lorenc Xhepa? 1 Nëntor 2026, 16:4416:44Dosja e zezë Dy “bajlozët” në sulm për të mbytur revoltën qytetare! 31 Tetor 2026, 16:1816:18Dosja e zezë

