Rektori Shkëlqim Fortuzi dhe Kryeministri / Shkëlqim Fortuzi e ktheu Universitetin 'Aleksandër Moisiu' në pazarin e vet: 53 tenderë në shtator-dhjetor 2024, nga të cilët 14 u zhvilluan 3-4 muaj para se ai të emërohej rektor. Në 2026, 59 tenderë me vlerë 1 miliardë lekë; nga tarifat e studentëve dhe buxheti i shtetit. Bashkë me Endri Ballën, vëllain e deputetit Arkend Balla, të katapultuar nga Ergys Agasi. "Përvojën" si pazarxhi në vitet 2009-2023, kur ishte Drejtor Tatimeve të Qarkut Durrës, Shkëlqim Fortuzi e ka zbatuar dhe me tenderët gjatë periudhës shtator 2024 - tetor 2026, në detyrën Rektor i Universitetit "Aleksandër Moisiu" të Durrësit.
Sipas të dhënave që zbuloi "Pamfleti", rezulton se rektori Shkëlqim Fortuzi, një javë pasi filloi detyrën në krye të universitetit, hartoi listë me 53 tenderë për periudhën shtator-dhjetor 2024.
Ai i paraqiti për miratim Bordit të Administrimit të Universitetit listën me tenderët dhe fondet limit që do të zhvillonte, por Bordi i kërkoi të dhënat e detajuara dhe rishikimin e fondeve.
Por më pas Bordi miratoi pa asnjë sqarim, megjithëse numri ishte i barabartë me 30 për qind më tepër se numri i tenderëve në janar-gusht 2024 dhe me vlerë 40 për qind më të lartë; madje 14 procedura ishin fiktive, të zhvilluara 3-4 muaj para se rektori Fortuzi të fillonte detyrën.
Disa nga tenderët e rektorit "Çimi", me "Flamur të Kuq" për abuzime:
· Blerje diplomash për studentët, me vlerë 13 milionë e 150 mijë lekë të vjetra.
· Shpenzime pritje-përcjellje, me vlerë 10 milionë lekë.
· Blerje biletash për udhëtime jashtë Shqipërisë, me vlerë 40 milionë lekë.
· Shërbime për mirëmbajtjen e ashensorëve, me vlerë 6 milionë e 834 mijë lekë.
· Blerje diplomash për studentët, me vlerë 13 milionë e 159 mijë lekë.
· Shërbim për mirëmbajtjen e gjeneratorëve, me vlerë 3 milionë e 456 mijë lekë.
· Mirëmbajtje e sistemit të kondicionimit dhe të ngrohjes, me vlerë 31 milionë lekë.
· Blerje materiale zgjedhore për organet drejtuese të universitetit, me vlerë 10 milionë lekë.
· Mirëmbajtje ashensori, gjeneratori, sistem ngrohje-ftohje, MKZ, me vlerë 83 milionë lekë.
· Blerje librash në kuadër të projektit të ndërkombëtarizimit, me vlerë 17.5 milionë e 500 mijë lekë.
· Shpenzime për katering në konferenca, me vlerë 10 milionë lekë.
· Blerje materialesh e shërbimesh në kuadër të projektit "STARS EU", me vlerë 35 milionë lekë.
· Shërbim për mirëmbajtjen e gjeneratorëve, me vlerë 3 milionë e 456 mijë lekë.
· Shërbime printimi, me vlerë 47 milionë e 439 mijë lekë.
· Çanta, fletëpalosje e stilolapsa për eventin e hapjes "WEBU", me vlerë 4.4 milionë lekë.
· Blerje materiale për projektin "Laboratori Financë-Kontabilitetit", me vlerë 84.7 milionë lekë.
· Shërbim për mirëmbajtjen e sistemit të kondicionimit dhe ngrohjes, me vlerë 31 milionë lekë.
· Mirëmbajtje e pajisjeve teknike (ashensor, gjenerator, sistem ngrohje-ftohje, MKZ), me vlerë 83 milionë lekë e tenderë të tjerë. (Të gjithë tenderët janë në lekë të vjetra dhe pa TVSH).
Gjatë vitit 2025, rektori Shkëlqim Fortuzi planifikoi 50 tenderë, por realizoi 33 prej tyre për shkak të mungesës së financimit; ndërsa në janar-tetor 2026 ka zhvilluar 59 tenderë me vlerë 1 miliardë lekë të vjetra, nga pagesat e studentëve, të ardhura të tjera dhe nga buxheti i shtetit.
Por rektori Shkëlqim Fortuzi dhe Bordi i Administrimit nuk bëjnë publike donacionet nga qeveri të shteteve të tjera, nga BE-ja, institucione e organizata të huaja dhe nga kompani private shqiptare.
Batërdinë me tenderët, rektori Shkëlqim Fortuzi e ka bërë me Kryetarin e Bordit të Administrimit në Universitetin e Durrësit, Endri Balla, vëllai i deputetit socialist Arkend Balla; të katapultuar në këto poste drejtuese nga Ergys Agasi dhe kriminalët e lidhur me Edi Ramën./Pamfletishkëlqim fortuzi endri balla universiteti i durrësit Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia “Zhduken” 130 ton enë kuzhine të ARTEG shpk në Doganën e Durrësit, asgjësim "fantazmë" dhe dyshime për 130 mijë euro ryshfet 3 Nëntor 2026, 18:2418:24Anti-Mafia Rama ushqen me 33 milionë euro inceneratorin fantazmë të Tiranës, “levat e aferës” në burg e arrati, pazari vazhdon 3 Nëntor 2026, 16:5716:57Anti-Mafia Rama rikthen koncesionin e naftës së dosjes McGonigal, kush do t’i marrë 284 puset e Gorisht-Koçulit? 2 Nëntor 2026, 13:5513:55Anti-Mafia Si e ka “marrë peng” Mario Berberi doganën e Kapshticës, evazion, kontrabandë dhe doganierë në listëpagesa mujore 1 Nëntor 2026, 17:3617:36Anti-Mafia Shkëlqim Fortuzi, nga drejtor tatimesh gjatë sundimit të Saliut; rektor që kërcënon studentët të mos dalin në protestë 1 Nëntor 2026, 10:4010:40Anti-Mafia Pas Malit të Zi, oligarku i Orbanit shtrin tentakulat në Maqedoni; Data Center-at shqiptarë objektivi i radhës? 31 Tetor 2026, 18:1418:14Anti-Mafia

