Lajme Zone
Tiranë/ Arrest në shtëpi, por qarkullonte i armatosur, 41-vjeçari kapet me pistoletë dhe municion! Vihet në pranga
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Tiranë/ Arrest në shtëpi, por qarkullonte i armatosur, 41-vjeçari kapet me pistoletë dhe municion! Vihet në pranga

41-vjeçari u kap duke qarkulluar me një pistoletë dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se do t’i trafikonte.

Një 41-vjeçar, i cili ndodhej me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale "Goditjet për shkak të detyrës", është arrestuar në Marikaj të Tiranës pasi u kap duke qarkulluar me një pistoletë dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se do t’i trafikonte. Gjatë arrestimit, ai ka kundërshtuar me dhunë efektivët e policisë. LEXO edhe...Pavarësisht refuzimeve, kryeministri Rama fton sërish protestuesit për dialog! Sofra e gurtë vendoset para Kryeministrisë (VIDEO) Nga kontrollet në automjet dhe banesë u sekuestruan arma e zjarrit, municion, një jelek antiplumb, mbetje të dyshuara kokaine dhe një celular. Njoftimi i policisë: Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Përfshirja”. Sekuestrohen armë zjarri (pistoletë), jelek antiplumb, municion luftarak, mbetje të dyshuara të lëndës narkotike Kokainë, automjet dhe celular. Arrestohet në Marikaj, një 41-vjeçar, i cili duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi, transportonte armën e zjarrit, me qëllim trafikimin. Gjatë arrestimit, 41-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë, efektivët. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i informacioneve të siguruara gjatë punës operative, finalizuan operacionin e koduar “Përfshirja”, në kuadër të të cilit arrestuan në flagrancë shtetasin E. A.(M.), 41 vjeç, banues në Vorë. 41-vjeçari u ndalua teksa drejtonte automjet, në Marikaj, duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”. Ky shtetas ka kundështuar me dhunë, punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale. Nga kontrolli fizik atij iu gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, të cilët dyshohet se do ta trafikonte, ndërkaq, nga kontrolli në banesë iu gjetën jelek antiplumb dhe mbetje të dyshuara të lëndës narkotike Kokainë. Punohet për dokumentimin e plotë të përfshirjes së shtetasit E. A.(M.) në veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. A.C/ReportTv.al Tirane pistolete municion luftarak Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.7% Jo 41.3% Nuk e di 8% Vota total: 213 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?