Lajme Zone
Vrasja e Arlinda Zekajt në Kosovë, 13 zyrtarë të policisë dhe prokurorisë pezullohen përkohësisht nga detyra
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja e Arlinda Zekajt në Kosovë, 13 zyrtarë të policisë dhe prokurorisë pezullohen përkohësisht nga detyra

Masa janë ndërmarrë edhe ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës. Pas rekomandimit të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), janë pezulluar përkohësisht 11 zyrtarë policorë, ndaj të cilëve po zhvillohet hetim paraprak lidhur me veprimet dhe mosveprimet e tyre në trajtimin e rastit.

Vrasja e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka sjellë masa disiplinore ndaj zyrtarëve të policisë dhe prokurorisë, pas dyshimeve për neglizhencë në trajtimin e rastit dhe mosreagim ndaj kërkesave të vazhdueshme të viktimës për mbrojtje. Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka vendosur pezullimin e përkohshëm të kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, dhe prokurores së rastit, Arlinda Nallbani-Gacaferri. Vendimi u mor pas kërkesës së kryeprokurorit të Shtetit Zejnulla Gashi, i cili kishte rekomanduar edhe nisjen e procedurave disiplinore ndaj tyre. LEXO edhe...AUDIO-REGJISTRIMI/ ‘S’kam obligim të merrem me ty’- Si refuzonte polici në Kosovë të merrte në mbrojtje Arlinda Zekajn: Unë vritem dhe...! U qëllua për vdekje me sëpatë nga ish-kunati Për shqyrtimin e rastit është themeluar një panel hetimor, ndërsa në pozitën e ushtrueses së detyrës së kryeprokurores në Pejë është caktuar Valbona Disha-Haxhosaj. Masa janë ndërmarrë edhe ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës. Pas rekomandimit të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), janë pezulluar 11 zyrtarë policorë, ndaj të cilëve po zhvillohet hetim paraprak lidhur me veprimet dhe mosveprimet e tyre në trajtimin e rastit. Në mesin e të suspenduarve janë: Ushtruesi i detyrës së drejtorit rajonal të Policisë në Pejë; Shefi i Hetimeve Rajonale në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë; Komandanti i Stacionit Policor në Pejë; Zëvendëskomandanti i Stacionit Policor në Pejë; Shefi i Sektorit të Hetimeve në Stacionin Policor në Pejë; Ushtruesi i detyrës së shefit të Sektorit të Operativës në Stacionin Policor në Pejë; Komandanti i Nënstacionit Policor në Vitomiricë; Katër hetues policorë të Stacionit Policor në Pejë. Sipas gjetjeve preliminare të IPK-së gjatë trajtimit të rastit janë evidentuar mangësi në zbatimin e urdhrave mbrojtës të lëshuar për Zekajn. Urdhri i parë i datës 7 shtator nuk ishte dokumentuar si i ekzekutuar ndërsa urdhri i dytë i lëshuar më 16 tetor, ishte zbatuar me gjashtë ditë vonesë më 22 tetor pas ndërhyrjes së Inspektoratit Policor. Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në shtëpinë e saj në Vitomiricë të Pejës. Për vrasjen dyshohet ish-kunati i saj Albert Sylaj, i cili u arrestua më 27 tetor në Deçan dhe ndaj të cilit është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. Rasti ka nxitur reagime të shumta dhe kërkesa për zbardhjen e plotë të përgjegjësive institucionale pasi viktima kishte kërkuar vazhdimisht ndihmë nga policia dhe prokuroria. Vetëm tri ditë para se të vritej ajo i kishte dërguar një letër kryeprokurores së Pejës duke paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik. A.C/ReportTv.al Arlinda Nallbani-Gacaferri Lumturije Vuçetaj kosove Arlinda Zekaj Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 51.1% Jo 40.1% Nuk e di 8.8% Vota total: 227 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?